Xhelozia është term që e kemi dëgjuar shumë shpesh kohët e fundit, si pasojë e kësaj xhelozie dhuna dhe vrasjet nuk kanë të ndaluar.

Por, çka është xhelozia realisht?

Xhelozia mund të luaj një rol të rëndësishëm tek partnerët, por edhe tek të tjerët, është individuale, secili e përjeton dhe e shpreh në forma të ndryshme, por xhelozia patologjike është një çrregullim neurotik, ku personat që vuajnë nga ky sindrom i quajtur edhe si sindromi Othella, (pas tragjedisë së Shekspirit, ku personazhi kryesor për shkak të xhelozisë mbyt dashnoren e tij Desdemona), janë të stërngarkuar me mendime te ndryshme, janë paranoik, paragjykojnë dhe gjykojnë pa ndonjë arsye të veqant.


Xhelozia ndodh në të gjitha moshat, prek edhe fëmijët; p.sh. kompleksi i Edipit (afeksioni ndaj nënës ose prindërve), e tërë xhelozia zhvillohet ndaj njërit prind, kjo xhelozi në fëmijëri është e pavetëdijshme, krahasuar me grupmoshat e pjekura, ku secili individualisht e shpreh xhelozinë ndaj dikujt. Xhelozia patologjike si çrregullim psikologjik, zakonisht bazohet në besime të gabuara, pasi personat që vuajnë nga ky çrregullim kanë mendime opsesive dhe posesive, sikurse të sëmurët shizofren ose nga ndonjë psikoz tjetër mundohen të shohin dhe të dëgjojnë inegzistenten. Çdo herë duhet të kemi parasysh cka është normale dhe cka është e shëndetshme, një xhelozi të pakët mund ta marrim si normale dhe kujdes ndaj tjetrit, por një xhelozi patologjike, paranoike mund të sjell problem të mëdha mendore, nuk duhet neglizhuar aspak një gjendje të tillë.Të jetosh me një partner ose partnere që vuan nga xhelozia patologjike kërkon pa dëshirën partnerit/es të shpikin justifikime për lëvizje të përditshme.

Të dashurosh nuk është të xhelozosh, janë dy terme të kundërta. Nga xhelozia patologjike vuajnë personat me ndonjë përvojë të keqe në jetë, ndonjë histori familjare, shkizofreni, sëmundjet mendore, prindërit tepër kërkues, të rreptë, dëmtimet cerebrale, alkoolizmi, vetëvlerësimi i ulët etj.

Shenjat e xhelozis patoogjike, janë:

  • Sjellja e partnerit/es ju shqetëson;
  • Xhelozia është e theksuar me pyetjet (pse, ku, kur);
  • Akuza për mashtrim (nëse flisni me dikë, shikoni telefon);
  • Shqyrtimi i sjelljeve në detaje;
  • Izolimi nga familja dhe shoqëria;
  • Mohimi i xhelozisë;
  • Kërkon falje për xhelozin e tepruar (justifikim, si dashuri e zjarrët);
  • Trillime të pabaza, fyen , ofendon, kërcënon;
  • Nuk i pranon të arriturat e partnerit/es

Si të veprojm kur kemi një person me xhelozi patologjike afër vetes:

  • Vendosni kufijtë për atë që ju bënë të pasigurt;
  • Mos vepro në bazë të imponimeve të partnerit/es;
  • Mos luani me ndjenjat e njëri tjetrit;
  • Flisni qetë dhe hapur rreth çdo dileme;
  • Mos u krenoni me një ndjenjë të tillë;

Të jetosh me një partner/e me xhelozi patologjike është vdekje për së gjalli. Mos hezito të
trajtosh partnerin/en, sa nuk është bërë vonë.

Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike / Psikoterapiste

Shpërndaje
  •  
  •  
  •