Vjehrra e menqur!

☘ Vjehrra e menqur nuk i thotë kurrë nënës së re (nuses) “ti nuk di, ti ske qumësht të mjaftueshëm për të mbajtur foshnjën në gji, ti nuk di të kujdesesh si duhet për foshnjën”

☘ Vjehrra e menqur vazhdon të jetë “nënë e dashur”, për nusen e saj që sapo është bërë nënë.

☘ Vjehrra e mirë vazhdon të inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ja bëjë vetë fëmijës si dhe vazhdon t’ja kujtoj se ajo është nënë e shkëlqyer dhe se gjithçka po ecën mbarë.

☘ Vjehrra e menqur e nxit dhe e siguron nusen se është në rrugë të mbarë me procesin e gjidhënies, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj dhe se do t’ja dal suksesshëm.

☘ Vjehrra e menqur kurrë nuk i thotë nënës së re “ti s’di” ,”ti nuk ke përvojë “dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, atëherë do të përkujdesem unë për femijun. Kjo mënyrë është mjaft e dëmshme si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.Kjo mënyrë e sjelljes e thyen shpirtërisht e moralisht një nënë të re.

☘ Fëmija duhet të rritet nga nëna e tij, vjehrra është aty për të ndihmuar dhe kurrë për të paragjykuar nënën e re.

☘ Vjehrra e menqur është një ndihmesë e madhe për çiftin e ri por me kusht që të dijë vendin që i takon pa cenuar jetën e privatësisë e çiftit të ri.

☘ Fëmija duhet të rritet nga prinderit e tij, sepse vetëm me ata, prindërit, krijon sigurinë, besimin e ëndrrat për një jetë plot dashuri.

☘ Vjehrra është aty për të ndihmuar dhe është me fat ai çift por edhe fëmijë që kanë një vjehërr (gjyshe) të menqur.

Nga: Dr. Ismail Lutolli

Familjadheshendeti