TESTIMI I BISHTAJAVE TE FËMIJËT

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Në botë numërohen plot 150 varitetet të bishtajave në forma, perimetra dhe ngjyra të ndryshme, madje edhe në ngjyrë vjollcë. Bishtajat përshtaten lehtësisht me klimën. Ato rriten jo vetëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara por edhe në Azi dhe Afrikë.
Bishtajat e gjelbëra klasifikohen në të njëjtën familje me fasulet, por me ndryshimin e vetëm se ato mblidhen përpara se lëvozhgët e tyre të rriten dhe të trashen shumë, duke u bërë të forta për t’u ngrënë. Për shkak se janë ende të pabëra ato janë zakonisht të buta dhe të ëmbla. Mbase lloji më i njohur i bishtajave të gjelbra në vendin tonë janë mashurkat.

Kur është mosha e përshtatshme për testim tek fëmijët?

Bishtajat mund të testohen në mes të muajit të 6-8 por mund të lihen edhe për më vonë sepse lëvorja e jashtme e tyre nuk mund të bluhet mirë dhe janë të vështira për tu bërë pure e butë, por ato janë shumë të shëndetshme për fëmijët tuaj.
Ne i kemi testuar në muajin e nëntë pikërisht për këtë arsye.

Bishtajat renditen në listën që shumë pak shkaktojnë alergji dhe kjo është arsyeja pse mund të testohen kaq herët.

Cilat elemente kimike i përbajnë bishtajat?

Plot me ushqyes, duke përfshirë vitaminën K, manganezin, fibrat dhe vitaminën C bishtajat e gjelbëra janë një ndër perimet shumë të vlefshme për tu futë në menynë ushqimore të fëmijëve.
Bishtajat kanë një nivel të lartë antioksidantësh, më të lartin po t’i krahasosh ato me produkte të tjera të të njëjtës familje.
Ato të pasura me minerale të çmuara siç janë kalciumi dhe magnezi, të rëndësishme për shëndetin e kockave te fëmijët si edhe me vitaminat A, C, K, B6 etj.

Një kup me bishtaja përmbanë këto elemente:

VITAMINAT:

Vitamin A – 752 IU
Vitamin C – 12 mg
Niacin – 51 mg
Folate – 41 mcg
Vitamin K – 17 mg

MINERALET:

Kalium – 170 mg
Natrium – 12 mg
Kalcium – 66 mg
Fosfor – 67 mg
Magnez – 04 mg
Hekur – 1.9 mg

Në sasi të vogla përmbajnë edhe selen, mangan, zink dhe bakër.

Bishtajat janë të pasura dhe me vitaminën C ku kjo vitaminë është esenciale për forcimin e sistemit imunitar të fëmijëve. Si rezultat, rreziku për të vuajtur nga gripi apo ftohja reduktohet në mënyrë të konsiderueshme.

Të ngrira apo të freskëta

Bishtajat mund t’i konsumosh të freskëta ose të ngrira, megjithatë nëse është mundësia sugjerohet përdorimi i bishtajave të freskëta. Kur janë të paketuara ose të ngrira, bishtajat ruajnë të paktën 90% të vitaminës B, por gjatë procesit të ngrirjes, bishtajat humbin një të tretën e përbërësve fenolikë, si edhe vitaminën B.

Kur dilni për të blerë bishtaja të gjelbëra kërkoni për ato që janë të buta mjaftueshëm për t’u thyer në mes.

Përfitimet shëndetësore nga bishtajat

Bishtajat janë të rëndësishme për të ndihmuar me problemet me aparatin tretës si: konstipacioni, ulçera dhe aciditeti.
Ato ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira të dëmshme. Ndër të tjera, shëndeti i syve dhe i kockave përmirësohet me konsumimin e bishtajave, të cilat besohet të reduktojnë edhe rreziqet e difekteve në lindje për nënat shtatzëna.
Bishtajat përmbajnë proteina të mira, sidomos të dobishme për fëmijët që merren me sport. Gjithashtu, falë sasisë së madhe të fibrave, janë të këshillueshme për të luftuar kapsllëkun tek fëmijët.

Përgatitja

Hapi i parë në çdo recetë që përmban bishtaja të gjelbëra është t’i kalojmë ato në ujë të ftohtë, lëni për disa minuta në një enë me ujë dhe mund ti hidhni disa pika limoni ose sodë bikarboni (ose njërën ose tjetrën, jo të dyjat). Pastaj pastrojini bishtajat duket i prerë apo shkurtuar fundet e tyre. Një nga mënyrat më të shëndetshme për të përgatitur bishtajat është zierja me avull.

Përfitimi maksimal i këtyre elementëve merret nëse bishtajat përgatiten me avull për vetëm 5 minuta. Shija, butësia dhe ngjyra e tyre shtojnë kënaqësinë e të ngrënit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •