SUPË ME BROKOLI DHE KARROTË

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo supë është e përshtatshme për bebet 10 muajshe pasi përmban hudër dhe qepë por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo supë do të pëlqehej gjithashtu. E pasur me shumë vlera ushqyese.
Është e mahnitshme se si brokoli përzihet me karrotën duke e bërë atë shumë kremoze dhe shumë të shijshme.
Supa është e pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez, brom dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, E, A beta karotën, si dhe fibra ushqyese.

Përbërësit:

2 lule të brokolit
1 karrotë mesatare
1 thelb hudër
1/2 qepë e vogël.

Përgatitja:

Qepa dhe hudra fërgohen në vaj rapsi ose ulliri extra virgin për 2-3 minuta. Pastaj shtohet brokoli dhe karrota dhe i shtohen rreth 150 ml ujë. Zihen të gjithë përbërësit rreth 10 minuta.
Pas zierjes vendosni të gjithë përbërësit në blender për t’i bluar.
Servohet mesatarishtë e nxehtë. /Familjadheshendeti.com