Përgatiti: Dr Jeton Zenuni, specialist transfuziolog

Koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet kryesisht nga personi në person. Kur një person i infektuar kollitet ose teshtit, ai/ajo lëshon pikla që përmbajnë virusin në to. Një person i shëndetshëm mund të thithë ato pikla përmes frymëmarrjes, por ju gjithashtu mund të kapni virusin nëse prekni një sipërfaqe ose objekt që ka virusin mbi të dhe pastaj prekni gojën, hundën ose sytë tuaj.

Koronavirusi mund të jetojë për orë të tëra në sipërfaqe si banaku dhe dorëza e derës. Se sa kohë mbijeton virusi në të, varet nga materiali nga i cili është i prodhuar ajo sipërfaqe.

Më poshtë mund të gjeni një udhëzues për sa kohë koronaviruset – familja e viruseve që përfshin atë që shkakton COVID-19 – mund të jetojnë në disa nga sipërfaqet që ju ndoshta prekni çdo ditë. Mbani në mend se studiuesit kanë ende shumë për të mësuar rreth koronavirusit të ri që shkakton COVID-19. Për shembull, ata nuk e dinë nëse ekspozimi ndaj nxehtësisë, të ftohtit ose rrezet e diellit ka ndikim në atë se sa kohë jeton virusi në sipërfaqe.

Metalet

Shembuj: dorëza e derës, bizhuteri, argjendi – 5 dite

Druri

Shembuj: mobiljet – 4 ditë

Plastika

Shembuj: paketim qumështi ose shishë deterxhenti, ulëset në metro dhe autobus, çanta shpine, butona ashensori – 2 deri në 3 ditë

Çeliku inox

Shembuj: frigoriferë, enë dhe tigan, lavaman, disa shishe uji – 2 deri në 3 ditë

Kartoni

Shembuj: kuti transporti – 24 ore

Bakri

Shembuj: monedha metalike, çajnik, enë gatimi – 4 ore

Alumini

Shembuj: kanaçe me pije freskuese, letër mbështjellëse, shishe plastike uji – 2 deri në 8 orë

Gotat

Shembuj: gota për pirje, gota plastike që shërbejnë si matëse, pasqyra, dritare – deri në 5 ditë

Qeramika

Shembuj: enët prej qeramike, krikla porcelani – 5 dite

Letra

Gjatësia e kohës ndryshon. Disa nga llojet e koronavirusit jetojnë vetëm disa minuta në letër, ndërsa të tjerët jetojnë deri në 5 ditë.

Ushqimi

Koronavirusi nuk duket se përhapet përmes ekspozimit ndaj ushqimit. Megjithatë, është një ide e mirë të lani frutat dhe perimet nën ujë të rrjedhshëm para se t’i hani ato. Pastroni ato me një furçë ose duart tuaja për të hequr çdo mikrob që mund të jetë në sipërfaqen e tyre. Lani duart pasi të vizitoni supermarketin. Nëse keni një sistem të dobësuar imunitar, është mirë të blini produkte të ngrira ose të konservuara.

Uji

Koronavirusi nuk është gjetur në ujë të pijshëm. Nëse futet në ujësjellës, kompania që merret me trajtimin e ujërave lokale filtron dhe dezinfekton ujin, i cili duhet të vrasë çdo mikrob.

Koronaviruset mund të jetojnë në një sërë sipërfaqesh të tjera, si pëlhura dhe banaku.

Çfarë mund të bëni

Për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit, pastroni dhe dezinfektoni të gjitha sipërfaqet dhe objektet në shtëpinë dhe zyrën tuaj çdo ditë, përfshirë:

– banakun e kuzhinës

– dorëzat e derës

– keramikat e banjës

– celularin

– tastaturën

– telekomanduesin

– tualetin

Përdorni sprejin për pastrim shtëpiak. Nëse sipërfaqet janë të ndyra, pastroni së pari me sapun dhe ujë dhe më pas dezinfektojini ato.

Mbani sipërfaqet e pastra, edhe nëse të gjithë në shtëpinë tuaj janë të shëndoshë. Njerëzit të infektuar mund të mos shfaqin simptoma, por ata ende mund të transmetojnë virusin nëpër sipërfaqe të ndryshme të shtëpisë.

Pasi të shkoni në farmaci ose supermarket, ose blini ushqim ose pako, lani duart për të paktën 20 sekonda me sapun dhe ujë të ngrohtë.

Burimi: Webmd

Shpërndaje
  • 681
  •  
  •  
    681
    Shares