Tim biri!

Do doja të shkruaja per ty gjatë,
Muzën vjeshtore ,nxora nga shpirti…
Me sytë nga qielli shoh, hënën lartë
Sa shpejt ikën muajtë, sa shpejt dhe viti !

E di bir, të kisha krah të vija fluturim,
Atje mbas dritares, duke pritur te gjej
Të sillja tek ty, një copë të shpirtit tim…
E fëmijërinë tënde, pas unë ta kthej !

Të merrja për dore, si atëherë, a e mbanë mend ?
Dhe njëherë shtëpia të gumëzhijë nga zëra,
Çorape e pupa hedhur, të gjeja në çdo vend
S’do të thoja asnjë fjalë, do ti falja të tëra !

Dhe kur në mure, si në një dërrasë, vizatoje
I fshihje shkumesat, si të kishe bërë faj…
Oborrin, me gjethet e mollës, si qilim shtroje
Më fal, o bir, se ndoshta fshehtas nis e qajë !

Po të them një sekret, të mbetet mes nesh.
Tani që je rritur, nganjëherë mban inate,
Për mua je ai fêmija i bukur që qesh…
Ai, që në duartë e vogla, zemrën time mbante !♥️

Anita Hoxha