Rregullat për vjehrrinë dhe kunatat/kunetërit

Nga Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Psikoterapiste BWRT dhe EMDR

Pse problemet në këto marrëdhënie të shkaktojnë dhimbje, dhe çfarë të bëjmë në lidhje me këtë?

Kultura jonë ka shumë shaka disi armiqësore (dhe shumë qesharake) për vjehrrën – një shenjë që na siguron se diçka e rëndësishme nënkuptohet se ndodh në këtë marrëdhënie .
Puna e hershme dhe e rëndësishme e Frojdit për shakatë ose barcaletat ka theksuar se ato janë një mënyrë për njerëzit që të zbulojnë gjëra për të cilat duan të flasin, por në një formë më të pranueshme shoqërore.
Për shkak të keqpërdorimit të këtyre barcaletave,ato më shumë përqëndrohen tek vjehrrat, por në praktikë kam vërejtur se shumë forma të ndryshme të problemeve emocionale mund të shfaqen me të gjithë kombinimet e të afërmve nga ana e bashkëshortit apo bashkëshortes , duke përfshirë edhe vjehrrin apo kunatat dhe kunetërit.
Mund të befasoheni që të dini se shumë njerëz hyjnë në terapi në mënyrë eksplicite për të kuptuar se si të përballojnë marrëdhëniet e tyre të vështira me të afërmit e tyre (vjehrri dhe kunetër).Dhe ndërkohë që vijnë të trazuar ,në armiqësi,dhe të lënduar ,të hutuar, shpesh kanë një dëshirë të thellë për mirëkuptim, dashuri dhe vlerësim reciprok. Këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme.
Nëse keni një marrëdhënie të vështirë me të afërmit tuaj tani, ose nëse partneri juaj ka, ju nuk jeni të vetmit. Duke thënë këtë, shumë njerëz janë me fat që të kenë të afërm të mirë, të arsyeshëm dhe pranues, dhe është e rëndësishme të thuhet që nganjëherë stereotipet janë krejtësisht të gabuara dhe të padrejta. Shkrimi im sot do të përpiqet të përçojë diçka të dobishme në lidhje me mënyrat se si gjërat mund të shkojnë keq me vjehrrinë dhe kunetërit, dhe si të kuptojmë dhe ndoshta si të bëjmë diçka në lidhje me këtë kur kjo gjë ndodh

-Familjarët e partnerit tuaj janë të rëndësishëm dhe problemi që mund të keni me ata ka vlerë për vëmendjen tuaj

-Kultura jonë i vë një përparësi të tillë pavarësisë, saqë mund të jetë e verbër ndaj ndërvarësisë – mënyrat se si të gjithë ne duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri për të mbijetuar. Një nga arsyet pse këto marrëdhënie janë kaq të rëndësishme është se ato mund të dëmtojnë dhe madje ta shkatërrojnë martesën. Në anën tjetër kemi idetë , fantazitë dhe parashikimet tona për “familjen” që ndonjëherë na pengojnë të mendojmë qartazi dhe të bëjmë një përpjekje të fortë kur kemi një ndërveprim të vështirë. Marrëdhënia me familjarët e partnerit tuaj është e fuqishme dhe e thellë.Ekzistojnë shumë shkrime mbi lidhjen e prindërve me fëmijët. Në fund të fundit, këta janë njerëzit që ju lindën dhe ju rritën ju dhe të dashurit tuaj. Përveç kësaj, ata ndonjëherë mbajnë pushtetin mbi ju në formën e parave, gjykimeve ose pranimit nga pjesa tjetër e familjes. Unë gjithashtu mendoj se shumë prej nesh ndihen të turpëruar dhe fajësojnë vetveten nëse nuk mund të shkojmë mirë me një anëtar të familjes, kjo na shkakton të shqetësohemi në mënyra jo të shëndetshme. Ne mund të vendosim që personi i vështirë ose gjykues është një person vërtet i keq, ose mund të përpiqemi t’i shtypim të gjitha ndjenjat tona të vështira dhe të përfundojmë të bëhemi individë pasiv-agresiv . Pra, shpirtërisht, emocionalisht dhe praktikisht, është një ide e mirë për të parë nëse mund të bëni pjesë në një vend më të kënaqshëm. Dhe vendosja e energjisë në zbulimin se si t’i bëni gjërat të shkojnë mirë me anëtarët e familjes së partnerit tuaj, është një mënyrë tjetër për të punuar të përmirësoni martesën dhe shëndetin tuaj emocional.
Një nga ushtrimet më të rëndësishme është të shikoni realitetin e situatës. Ne, të gjithë të drejtën për familjen e ngushtë, pranimin dhe ngrohtësinë e shoqërojmë me fjalë. Pra, të kesh kohë të vështirë me familjarët e partnerit tuaj mund të jetë zhgënjyese dhe lënduese. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se mos bërja e vërejtjeve, gjykimeve ose asaj që duket si vendime me mendime të këqia nuk duhet të lëndojnë; por ato e bëjnë këtë. Njihni lëndimin dhe përpiquni ta shikoni atë para se ndjenjat të krijohen dhe të dalin në mënyra që ju mund të pendoheni.

Pranimi dhe planifikimi i përgjigjeve ndaj sjelljeve negative:

Pra, nëse familjarët e partnerit tuaj janë të vështirë për të krijuar një marrëdhënie, pranojeni këtë. Duke pranuar se “ata janë njerëz me të vërtetë të vështirë dhe megjithëse unë dua të jem i dashur dhe i pranuar prej tyre, unë ndoshta kurrë nuk do ta arrij këtë”. Sa do e trishtueshme të jetë , në të vërtetë mund të ndihmojë që gjërat të shkojnë më mirë. Ju mund të ndaloni së luftuari kundrejt pritshmërive tuaja dhe t’i vendsoni ata në shkallë shumë më poshtë në vëmendjen tuaj.Kjo është shumë e vështirë për disa prej nesh që ta bëjmë – ka një ndjenjë të padrejtësisë dhe një ide të vazhdueshme që njerëzit e vështirë duhet fillimisht të ndryshojnë. Sigurisht që ndihemi në këtë mënyrë. Por nëse jemi të motivuar për të përmirësuar gjërat, ne duhet të jemi ai që vepron.
Pasi të keni pranuar se kjo është një sfidë në jetën tuaj; atëherë ju mund të filloni të planifikoni të merreni me të me qartësisht dhe me ide të qarta. Përballimi i çështjeve në vend që vetëm të shpresoni se do të ndryshojnë ose do të indinjohen dhe përsëritja e modelit të njëjtë është një pjesë e rritjes. Një pjesë e rëndësishme e rritjes është të mësojmë të arrijmë të kuptohemi me gjeneratën para nesh, të jemi model për të afërmit tanë më të moshuar –është një ndryshim rolesh i pakëndshëm. Por nga ky pozicion më realist, qëllimet tuaja mund të jenë të tilla si “të mbijetoj në këtë vizitë me dinjitet dhe hir” në vend që “të kalojë gjithçka dhe të përgëzohem si një anëtar i dashur i familjes” ose “t’i kërkoni të kërkojnë falje”.
Për të kuptuar atë me të cilën po përballeni, përpiquni të identifikoni atë që në mënyrë specifike po shkakton vështirësi. A janë ato ngjitës, pasiv-agresiv, manipulues, kontrollues, konkurrues? A janë ata gjykues për prindërimin tuaj apo mënyrën se si ju shpenzoni para? Si mund ta izoloni problemin në mënyrë që të zgjeroni zonat e lidhjes dhe të lehtësoheni? Nëse ata janë kontrollues,mundohuni të takoheni në një restorant dhe jo në shtëpinë e tyre. Nëse ata janë konkurrues, lavdëroni arritjet e tyre dhe qëndroni të qetë dhe miqësor,kjo mund t’i bëjë ata t’ju shohin si një aleat dhe më pak kërcënues.
Qëllime të tjera më realiste për t’u përballur familjarët e partnerit tuaj mund të jenë gjëra të tilla si: “Dua të kaloj kohë me vjehrrinë time pa e ngrënë karremin kur flasin për politikën” ose “Do të largohem nga dhoma për disa minuta nëse më thuhet diçka lënduese “ .Mund të jetë gjithashtu, “Unë do të mbroj veten time pa sulmuar askënd” ose “Unë do të pyes drejtpërdrejt,: a po përpiqeni të më bëni të ndihem fajtore? “.Gjëra të tjera që mund të thoni, “Ju nuk jeni duke kritikuar praktikat e mia të mënyrës se si i rris fëmijët, apo jo?” Ose “Le të biem dakord që në disa gjëra të mos jemi dakort dhe të gëzojmë vetëm kohën tonë së bashku”
Ata mund të presin surpriza,të bëjnë si të pa ditur, të shokohen ose madje dhe të sulmojnë kur ju ndryshoni sjelljen – njerëzit priren të reagojnë dobët kur ju nuk do të bëni më vallëzimin e vjetër me ta. Mund të planifikoni më parë me partnerin tuaj (nëse mundeni) për të mbështetur njëri-tjetrin me qetësi dhe për të pasur planin B, C dhe D (mbani mend se ka një alfabet të tërë!) për mënyrën se si ta mbani gjakftohtësinë dhe dinjitetin tuaj. Është ideale të jeni një ekip me partnerin tuaj për këtë, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur. Ju mund të keni një shenjë me nënkuptim me njëri-tjetrin si një buzëqeshje apo një shkelje syri për të qëndruar të lidhur me njëri tjetrin, dhe ju mund të festoni më vonë kur të kaloni në anën tjetër. Do ju duhet të largoheni,të flisni me qetësi për të mbrojtur veten dhe sjellje të tjera të vështira por të ndershme ,shumë herë para se të shohin se ju keni ndërmend të ndryshoni. Dhe së fundmi, mendoni për atë që shkon mirë dhe përpiquni ta zgjeroni atë – një takim , një vizitë më të shkurtër, duke qëndruar në një hotel në vend të shtëpisë së tyre? Një parashikim i vogël realist mund të ndalojë më të keqen e gjithë kësaj.

-Partneri dhe ju : gjenerata pasardhëse

Më herët thashë që duhet të bashkoheni dhe të planifikoni me bashkëshortin tuaj “nëse mundesh” për t’i bërë gjërat të shkojnë më mirë. Por në të vërtetë nuk duhet të jetë një nëse. Është e rëndësishme që ju dhe partneri juaj të bashkëpunoni se si do ta përballoni së bashku këtë problem familjar. Ju mund të keni nevojë të konsultoheni me një terapist çiftesh për ndihmë, por ky nuk do të ishte një opsion i duhur për një martesë të shëndetshme që të lejoni që vetëm njëri partner në çift të përpiqet krejtësisht vetëm për këtë çështje. Kjo ka rëndësi për shkak se çifti është marrëdhënia primare dhe brezi i ri dhe kjo ka rëndësi, sepse të gjithë duhet të shkëputen nga prindërit e tyre në mënyrë të tillë që të marrin vendime për veten e tyre që janë të shëndetshme dhe me mendje të qartë. Kjo mund të duket ndryshe në kultura të ndryshme, por secili me në vetvete dhe me vetveten duhet të luftojë me ndarjen emocionale nga prindërit e tij në ndonjë formë. Momenti kur bashkëshorti juaj ka probleme me prindërit tuaj është një mundësi e shkëlqyeshme zhvillimi për ju që të shikoni nga brënda jush dhe të kuptoni se duhet të jeni partneri i vërtetë i bashkëshortit tuaj. Kjo është gjithmonë në ekuilibër me të shikuarit e lidhjes tuaj dhe të bashkëshortit tuaj me familjen si diçka për t’u respektuar.

-Bëhuni pak filozof, dhe përpiquni të përdorni humorin

Një ditë ne mund të jemi vjehrria, personi i vështirë për fëmijën tonë dhe bashkëshortin e saj, jeta është qesharake në këtë mënyrë. Kjo mund të ndihmojë të mendoni për mënyrat se si mund të shqetësoheni nëse fëmija juaj martohet me një të huaj psh ose me një person që beson në dënimin me ndonjë shpullë të fëmijëve të tyre (nipërit tuaj) ose ka shumë borxhe ose është thjesht është personalisht shumë sulmues. Kjo do të jetë faza e vet e jetës dhe kjo është praktikë për të, në një farë mënyre! Kjo mund të të ndihmojë të zbusni pak përgjigjet tuaja. Ekzistojnë mosha të psikologjisë njerëzore në këtë dilemë personale që hasni, barcaletat për vjehrrinë janë shumë të lashta. Dinamikat e vështira familjare, dhimbjet, grindjet dhe ndarjet e dhimbshme janë ato që ka shkruar edhe Shekspiri apo edhe legjendat dhe tregimet e mëparshme. Ti nuk je vetëm! Në praktikën time, kam vënë re se marrëdhëniet me familjarët e partnerit mund të përmirësohen në mënyrë dramatike dhe njerëzit mund të marrin më shumë informacion rreth jetës së tyre dhe se si duan të lidhen me ata. Prandaj ja vlen të punohet. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •