RËNDËSIA E MARRËDHËNIEVE TË MIRA BABA – VAJZË PËR TË ARDHMEN E LIDHJEVE EMOCIONALE TË SAJ

 

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

 

Gjatë jetës ne ndërtojmë shumë marrëdhënie, dhe secila është e veçantë në njëfarë mënyre, por një nga ato që janë më përcaktueset për jetën, është pikërisht ajo që ndërtojmë me prindërit tanë. Sigurisht, të dy prindërit janë të rëndësishëm për një rritje të shëndetshme dhe të balancuar, por shpesh vetëm me një prej tyre krijojmë një marrëdhënie të veçantë. Shpesh nënat lidhen më mirë me bijtë e tyre, kurse bijat me etërit e tyre. Marrëdhënia mes baballarëve dhe të përkëdhelurave të tyre është e veçantë, dhe në shumë mënyra mund të përcaktojë raportet e vajzës në të ardhmën e saj.

Ajo është princesha e tij e vogël dhe si të tillë do ta trajtojë përgjithmonë. Ajo do t’i drejtohet atij në momente kur ajo ka nevojë për mirëkuptim dhe mbrojtje të posaçme. Me sjelljen dhe veprimet e tyre, ata (etërit) do të vendosin kriteret e jetës së ardhshme emocionale dhe pritjet nga partneri i tyre jetësor në të ardhmën. Prandaj është e rëndësishme që etërit të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të mbjellin te bijat e tyre parametra dhe shembuj sa më të mirë.

Psikologja dr. Jennifer Cromberg i kushtoi shumë kohë kësaj teme dhe arriti në përfundimin se etërit formësojnë te bijat e tyre pritshmëri të vetëdijshme dhe nënvetëdijshme. Dhe kjo fillon së pari me dukjen: vajzave shumë shpesh do t’u pëlqejnë pikërisht meshkujt që janë edhe fizikisht të ngjashëm me babanë e tyre. Sigurisht ju ka ndodhur ndonjëherë në jetë, që vajza juaj të vrapojë pas dikujt për të cilin ka menduar se është babai i saj, dhe ka dalë të jetë vetëm dikush që përngjan shumë me të.

Ekspertët besojnë se situata të tilla nuk janë vetëm rezultat i ngjashmërisë sipërfaqësore, por edhe një shenjë e diçkaje më të thellë. Fëmijët në ditët më të hershme të jetës gjithçka që mësojnë në botë, mësojnë në radhë të parë nga prindërit e tyre dhe përmes sjelljes së tyre edhe formojnë përshtypjen për botën përreth dhe pritjet e tyre nga ta (bota përreth). Raportet me babain e saj, tregojnë hulumtimet, jo vetëm që ndikojnë në stabilitetin shoqëror dhe arritjet në shkollë, por sipas një studimi të publikuar kohët e fundit në Journal of Genetic Psychology, ato gjithashtu formësojnë lidhjet emocionale me gjininë e kundërt në të ardhmën.

Etërit, qysh në ditët e hershme godisin në themelet e jetës së ardhshme të vajzave të tyre. Përvojat tona të para për lidhjet e ardhshme do të na mësojnë se si të menaxhojmë me pritjet, si të shprehim dashurinë, si të sillemi në situata të mospajtimit, si të menaxhojmë ndjenjat e ndryshme. Prindërit tanë, thotë dr. Kromberg, i japin ngjyrë syzeve përmes së cilave do të shikojmë jetën dhe do të formësojmë rëndësinë e saj në marrëdhëniet ndërpersonale.

Etërit shpesh do të lëshojnë pé në gjërat për të cilat nuk pajtohen nënat, sepse ata nuk mund t’i rezistojnë sharmit të të përkdhelurave të tyre. Pavarësisht se sa e ëmbël dhe sharmante është vajza juaj, mbani në mend se në edukim, gjëja më e rëndësishme është konsistenca: njëri prind vendos kurse tjetri e mbështet atë në këtë vendim. Nëse babai tregohet në mënyrë të veçantë i vëmendshëm ndaj të përkdhelurës së tij, kurse në anën tjetër shfaq gjithëçfarë sjellje me femra të tjera, vajza nuk do të “përthith” vetëm marrëdhënien që babai ka pasur me të, por edhe modelet e raporteve që ai ka me femrat e tjera. Përveç kësaj, burrat gjithashtu mund të mësojnë diçka për natyrën e gjinisë femërore nga vajzat e tyre.

Ato sjellin emocione në shumë gjëra që meshkujve u duken qesharake. Kështu, ata sigurisht se do të ndodhen të paktën një herë në jetë, në situatën kur e përkdhelura e tyre do të ‘çmendet’ pse nuk po mund të gjejë atletet e baletit ngjyrë të purpurt, të cilat përshtaten me veshjen e saj të preferuar, të cilën ajo zgjedh ta veshë atë ditë.

Prandaj, në këtë marrëdhënie, gjëja më e rëndësishme, thotë Kromberg, është të krijohet respekti dhe mirëkuptimi, që marrëdhënia të bazohet në biseda të sinqerta, në lidhje të vazhdueshme emocionale dhe aktivitete edukative. Edhe kur vajzat e reja për ndonjë arsye nuk ndjekin shembullin e babait në përpikëri, ose thënë më sakt nuk kërkojnë një partner fizik ose psikologjik të ngjashëm ma babin e tyre, thotë Dr. Kromberg, madje edhe ato vajza të cilat shkojnë në kundërshtim me shembullin e babait të tyre, e përdorin babin si një pikë orientuese./Familjadheshendeti.com