Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog
OSTEOARTRITI në përgjithësi e Osteoartritit i Gjurit në veqanti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet duke shkaktuar ulje te cilësisë së jetës, pra është një sëmundje degjenerative e cila klinikisht manifestohet me dhimbje, deformim dhe paaftësi për të realizuar aktivitetit e përditshme jetësore.
Ajo tani prek qindra miliona njerëz në Gjithë boten. Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se njerzit sot kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë osteoartrit se sa ishin pesëdhjetë vjet më parë.
(Osteoartriti i gjurit, prek të gjitha pjesët e kockave të përfshira në artikulacionin e gjurit. Përveç dhimbjes gjat lëvizjes, kemi dhe instabilitet gjat ecjes dhe kjo i dedikohet jo vetëm dëmtimit të meniskusit, por edhe dobësimit të muskujve dhe ligamenteve që lidhen me këtë artikulacion.
Mund të kemi dhe dhimbje prapa gjurit dhe kjo vjen nga grumbullimi i lëngut në pjesën e pasme të gjurit dhe në disa raste krijohen edhe cista në këtë regjion – cista e Beckerit.)
Ekspertët kanë thanë, ndoshta është e papritur, se sëmundja nuk është për shkak të njerëzve që jetojnë më gjatë dhe një shoqërie më të plakur!!!
Ata madje kanë shkuar aq larg sa të sugjerojnë se gjendja është e parandalueshme siq është psh. sëmundja e zemrës.
Shkencëtarët kanë thënë se ka një numër faktorësh të mjedisit që mund të shkaktojnë një gjendje të tillë – por që jetëgjatësia dhe mbipeshë nuk janë arsyet kryesore pse shkaktohet një gjendje e tillë. Gjithnjë sipas ekspertëve.
Në vend të kësaj, shkencëtarët sugjeruan se kjo mund të jetë si rezultat i të qenit më pak aktiv sesa paraardhësit tanë dhe madje kanë thënë se mund të jetë si rezultat i ndikimit të faktorëve më të shumt mjedisorë.
Një ekip shkencëtarësh ka analizuar mbi 2,000 skelete nga koleksionet arkeologjike që përfshinë një përiudh më shumë se 6,000 vjeqare, për të treguar se si rastet janë rritur në shtatë dekadat të fundit.
Profesori Daniel Lieberman, i Universitetit të Harvardit në Boston, tha: “Krahasimi më i rëndësishëm është midis mostrave të fillimit të industrializimit (1800-ve) dhe atyre moderne.
“Meqë kishte të dhëna për moshën, gjininë, peshën trupore, përkatësinë etnike dhe në shumë raste, profesionin dhe shkakun e vdekjes së çdo individi, atëherë ishin në gjendje të korrigjonin për një numër faktorësh që ata konsideronin bashkë-ndikues të rëndësishme.
“Duke përdorur me kujdes metoda statistikore, ata mund të thonin se nëse keni lindur pas Luftës së Dytë Botërore, ju keni afërsisht dyfishin e gjasave për të pasur osteoartritit të gjurit në një moshë të caktuar ose BMI se sa nëse keni lindur më herët”.
Ajo gjithashtu shperfaqi idenë se osteoarthriti i gjurit tani është e përhapur më shumë për shkak të obezitetit dhe jetëgjatësi si një mit.
Dr Ian Wallace, nga Universiteti i Harvardit në Boston, ka tënë se: “Para këtij studimi është supozuar pa u testuar prevalenca e osteoartritit të gjurit ka ndryshuar me kalimin e kohës”.
“Ata ishin në gjendje të tregonin – për herë të parë – se shkaktaret e drejtpërdrejte të dhimbjes janë dy herë më të zakonshem sot sesa në të kaluarën e afërt.
“Por befasia më e madhe është se jo vetëm për shkak se njerëzit jetojnë më gjatë ose po bëhen më obez, por për arsye të tjera që mund të lidhen me mjediset tona moderne”.
Ekspertët thanë se kjo gjendje (osteoartriti i gjurit) është përgjegjëse për manifestimin e aftësive të kufizuara sesa pothuajse çdo çrregullim tjetër musculoskeletal.
Profesori Lieberman tha: “Kuptimi i origjinës së osteoartritit në gju është një sfidë urgjente sepse sëmundja është pothuajse tërësisht e patrajtueshme përveç zëvendësimit të nyjes (protezes së nyjes)- dhe pasi kemi osteoartrit në gjunjë atehere aty krijohet një rreth vicioz.
“Njerëzit bëhen më pak aktivë që mund të çojnë në një mori problemesh të tjera dhe shëndeti i tyre përfundon në rënie në një shkallë më të shpejtë.”
Osteoartriti i gjurit nuk është një pasojë e domosdoshme e moshës së vjetër.
Ne duhet të mendojmë për këtë si një sëmundje pjesërisht e parandalueshme.
A nuk do të ishte mirë nëse njerëzit mund të jetonin 60, 70 ose 80 vjeç dhe kurrë nuk do të kenë osteoartrit në gju?
“Tani për tani, shoqëria jonë shumë pakë, për mos më thënë aspak kontribon në parandalimin e Kësaj problematike, kështu që ne duhet të përcjellim më shumë interesim drejt parandalimit të osteoartritit të gjurit dhe të sëmundjeve të tjera të ashtuquajtura plakje”.
Studiuesit shpresojnë që studimi i tyre të frymëzojë kërkime të reja për të parandaluar osteoartritin e gjunjëve.
Studimi i cekur me lartë rreth osteoartritit te gjurit, u botua në Takimin e fundit të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA. /Familjadheshendeti.com