Shkruan: Mr.Ph. Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Ndër pyetjet më të shpeshta që na adresohen si farmacistë është se sa qëndron bari i caktuar (sirup, sprej, krem, yndyrë, flakon etj) pas hapjes. Për t’ua lehtësuar këtë problem, do të sjellë para jush një shkrim informues për format e caktuara farmaceutike.

  1. Tableta dhe kapsulat të paketuara në MDS (tableta dhe kapsula në një sistem dozimi të monitoruar apo kuti barnash, dozator).
    Afati i përdorimit – 2 muaj nga hapja e tyre

2.Tableta dhe kapsula – në ambalazhin original.

Afati i përdorimit – Deri në datën e skadimit të vënë nga prodhuesi p.sh 10/2019 ( dita e fundit e atij muaji).



3.Tabletat dhe kapsulat të lirshme, pra të vëna në një shishe

Afati i përdorimit – Gjashtë muaj nga dita e hapjes ose sipas prodhuesit



4.Sirupat e gatshëm ( benuron, nurofen) me kapak special
Afati i përdorimit – 6 deri 12 muaj pas hapjes, ndërsa të pahapur deri në datën e caktuar nga prodhuesi në paketim.

5.Sirupët e gatshëm (daleron, herbion )

Afati i përdorimit – 3 muaj pas hapjes.

6. Sirupat dhe disa pika orale që përgatiten në barnatore

Qëndrueshmëria:

Të papërgatitur – Afati i përdorimit deri në datën e skadimit të vënë nga prodhuesi

Pas përgatitjes – 14 ditë nga dita e përgatitjes, ruajtja të bëhet në frigorifer (2-8°C).

7. Flakonet në folie alumini monodozë:

Almeida ( salbutamol, ipratropium bromid)- Përmbajta e flakonit duhet të përdoret mënjëherë pas hapjes, ndërsa pas hapjes së folies së aluminit, flakonët e mbetur duhet të përdoren brenda 7 ditësh.

Budineb (budesonid)- Pas hapjes së qeskes së aluminit, duhet të përdoret brenda tre muajve, ndërsa flakoni monodozë 12 orë pas hapjes.

Clenil (beclometason,salbutamol) – Pas hapjes së qeskes së aluminit, flakonët duhet të përdoren brenda tre muajve, ndërsa flakoni monodozë 12 orë pas hapjes në temp. 2-8°C.

Sintredius (prednisolon) – Pas hapjes së flakonit të përdoret mënjëherë, sasia e mbetur të hudhet. Ndërsa afati i përdorimit( i pahapur) i referohet ditës së fundit të muajit psh 07/2020 deri me 31 të po atij muaji. Lactis B complex- të përdoret brenda ditës pas hapjes, ndërsa i pahapur deri në datën e skadencës të caktuar nga prodhuesi në paketim.


8. Lëngjet (të brendshme)
Afati i përdorimit – Gjashtë muaj nga data e hapjes ose prodhuesit

9. Lëngjet (të jashtme)
Afati i përdorimit – Gjashtë muaj nga data e hapjes ose rekomandimi i prodhuesit ku më e shkurtër

10. Kremat dhe yndyrat

Afati i përdorimit – 6 muaj nga data e hapjes
Të pa hapur – kremat ndjekin datën e skadimit të prodhuesit.

11. Krem / xhele në tuba me kapak
Afati i përdorimit – 3 muaj nga data e hapjes
Të pa hapur- kremat ndjekin datën e skadimit të prodhuesit.

12. Supozitorët, mikroklizmat rektale, fllasterët ngjitës në lëkurë (me ndonjë substancë aktive)



Afati i përdorimit – deri në datën e skadimit të vënë nga prodhuesi

13. Inhalerët
Afati i përdorimit – data e skadimit të vënë nga prodhuesi

14. Sprej për hundë dhe goje

Afati i përdorimit- 3 deri në 6 muaj pas hapjes

15. Pikat për sy, hundë, veshë, yndyrë për sy, pika për inhalim ( si ventolin, spalmolin)

Afati i përdorimit – 15 ditë deri një muaj pas hapjes, përveq në rastet kur prodhuesi e ka caktuar një afat më të gjatë qëndrueshmërie pas hapjes si psh. Hylo gell, hylo komod që kanë afat 6 muaj nga hapja.

16. Injeksione (përveç insulinës)

Afati i përdorimit- afati i skadimit i vënë nga prodhuesi

17. Insulina

Insulina duhet të ruhet në frigorifer, pas hapjes adhe mund të mbahet në temperaturë deri 25°C. E pahapur – deri në datën e skadimit. Pasi të hapet ajo mund të ruhet jashtë frigoriferit deri në 28 ditë.
Udhëzime të përgjithshme – Përgatitjet që nuk janë hapur mund të mbahen dhe të përdoren deri në datën e skadimit të vënë nga prodhuesi në ambalazh. Sapo të hapen, duhet të zbatohen udhëzimet e mësipërme. Të gjitha barnat duhet të ruhen në një vend të freskët (nën 25 ° C), të thatë, larg rrezet e diellit. Disa barna duhet të mbahen në frigorifer në një temperaturë midis 2 dhe 8 ° C. Çdo produkt farmaceutik ka një datë të skadimit që është deklaruar në paketim. Përdorimi i produktit pas datës së skadimit të saj mund të rezultojë në një ulje të përbërësve aktiv ose mund të ndodhin ndryshime tjera në produkt që mund të shkaktojnë parehati të pacientit, p.sh, ndryshimet e Ph ose ndonjë rrezik sigurie për shkak të ndotjes mikrobiologjike.

Qëndrueshmëria e produkteve të formuluara për fëmijë

Qumështi formulë:
I pahapur – deri në datën e skadencës të caktuar nga prodhuesi
I hapur – brenda 3 javësh pas hapjes

I përgatitur – maksimumi 2 orë pas përgatitjes
Ushqimet për fëmijë (6 deri 12 muaj)

I pahapur – deri në datën e caktuar nga prodhuesi në paketim
I hapur – 3 ditë nga hapja, ruajtja në frigorifer

Uji në shishe plastike
I pahapur – deri në datën e caktuar nga prodhuesi, i hapur të vlohet pas 24 orësh dhe të ruhet larg nga drita dhe në temp. deri në 10°C.
Uji për foshnja shishe xhami – nuk ka nevojë për vlim pas hapjes.