Shkruan: Dr Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist

Është e nevojshme:

– ½ avocado
– ½ banana
– 4 lugë qumësht gjiri (formulë )

Përgaditja:
1. Pasi e keni pastruar, largohet lëkura e avokados dhe e ndani në copëza të vogla dhe vendosne në blender.
2.Ndane gjysmë banane dhe vendosne në blender.
3. Merrni 4 lugë qumësht dhe hudhi në blender.
4. Përzieni 1- 2 min dhe gjithçka është gati për foshnjën tuaj.


Përdorimi: Përdoret mënjeherë pas përgaditjes

Kujdes: avokado dhe bananja nuk kanë nevojë të zihen apo piqen, por përdoren të freskëta. Purenë e avokados mund ta bëni edhe të thjeshtë, pa banana, pra vetëm avokado. Kombinimi duhet të bëhet pasi i kemi provuar si të vetme bananen dhe avokaden, pastaj mund t’i kombinojmë me këtë recetë.


Vlerat ushqyese shëndetësore:

Avokado :
përmban shumë lëndë ushqyese dhe ka një shije të pranuar për foshnjën tuaj..Përmban fibra, proteina, karbohidratet e nevojshme dhe yndyrna. Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, B5, B6 ,C. Është mjaft e pasur edhe me elementet tjera: mangan, folat, magnez, zink, hekur, fosfor dhe bakër. Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Përmban gjithashtu antioksidantë mjaft të rëndësishëm për organizmin.

Bananet :
janë ushqimi shumë i përshtatshëm për foshnjat në muajin e 6-të si për nga shija ashtu edhe për nga vlerat ushqyese. Përbërësit më të rëndësishëm të bananeve janë kaliumi dhe fibrat. Bananet gjithashtu janë të pasura me vitaminë B6, vitaminë C dhe vitaminë B2, proteina dhe kompleksiteti i karbohidrateve. Mjaft të përshtatshme për traktin tretës të një foshnje 6 muajshe.
Bananja është një burim i shkëlqyer i kaliumit, kështu për shembull, në krahasim me mollën bananja përmban tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur si dhe dyfishin e të gjithë vitaminave dhe mineraleve tjera.
Përveç kësaj, përmban dhe tryptophan, aminoacid që trupi e konverton në serotoninë, i njohur për atë që lehtëson dhe përmirëson gjendjen e foshnjës duke sjellë qetësimin e saj.

Shpërndaje