Shkruan: Mr.Ph.Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Për përdorim të sigurtë të barnave:


– Pyesni mjekun nëse fëmija juaj ka nevojë për trajtim mjekësor apo simptomatik.
– Asnjëherë mos përdorni barna të mbetura, por pas perfundimit të terapisë hudhni ato si psh. sirupët antibiotikë të mbetur, ndërsa barnat e marra sipas nevojës, mbani shënime datën e hapjes si barit si dhe datën e skadimit.
– Asnjëherë mos i jepni fëmijës tuaj barna që i janë përshkruar dikujt tjetër, çoftë ai një i rritur ose fëmijë. Edhe nëse kanë të njëjtën sëmundje, ata mund të kenë nevojë për barna të ndryshme me dozime dhe udhëzime të ndryshme të përdorimit. 
– Asnjëherë mos i jepni fëmijës një bar që është formuluar për të rriturit (psh fëmijës 4 ose 5 vjeç gjysmë tablete paracetamol, ose t’ja thërmoni dhe t’ja jepni).
– Kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të jepni dy lloje të barnave me përbërës të njëjtë për fëmijën tuaj.


– Të gjitha barnat që ipen me recetë kanë etiketa ose udhëzime se si t’i merrni ato. Për shembull, “të mirret me ushqim ose me qumësht” nënkupton që bari mund të shqetësojë stomakun e zbrazët ose sepse ushqimi mund të përmirësojë absorbimin e tij. Në këtë rast, fëmija juaj duhet të hajë një vakt të lehtë para ose pas marrjes së barit.
– Një tjetër udhëzim i zakonshëm për barnat me recetë është “marrja në stomak të zbrazët”, në këtë rast fëmija juaj duhet të marrë barin 1 orë para ose 2 orë pas një vakti të caktuar, sepse ushqimi mund ta pengojë barin të funksionojë si duhet, mund t’a vonojë ose t’a zvogëlojë thithjen e tij në organizëm. Disa barna ndërveprojnë vetëm me disa ushqime të caktuara, siç janë produktet e qumështit, prandaj pyesni farmacistin për çdo informatë shtesë ose lexoni fletëpalosjet.


• Doza e duhur
– Dhënia e dozës korrekte është shumë e rëndësishme sepse shumica e barnave duhet të merren në sasi të caktuar dhe në kohë të caktuar për të qenë efektive. Asnjëherë mos përdorni një lugë kuzhine për të matur barin, sepse këto nuk ofrojnë matje standarde. Në vend të kësaj, merrni një pajisje matëse të dizajnuar për të dhënë doza të sakta të barnave (shiringa, dozator).
Cilado qoftë metoda që përdorni, është e rëndësishme që fëmija juaj të marrë çdoherë gjithë sasinë e barit. Nëse humbet një dozë, mos jepni kurrë dy doza përnjeherë.A është në rregull t’i ipet një 4 vjeçari një dozë e barit e rekomanduar për një 6 vjeçar, në dozë më të vogël?
Dozimi zakonisht bazohet në peshë, jo në moshë, megjithëse në shumë fletëudhëzime shkruhet në bazë të moshës dhe peshës, duke gjetur një mesatare. Pra, nëse fëmija juaj ka peshë shumë më të lartë ose më të ulët sesa mesatarja, doza e rekomanduar mund të mos jetë adekuate për të ( nëse pesha e 4 vjeçarit është e barabartë me të 6 vjeçarit atëherë mund të ipet dozë e njejtë). 

• Me ose pa ushqim? 

A duhet t’i ipet fëmijës doza e barit pas vjelljes së tij ?
Nëse fëmija e vjellë barin 5 ose 10 minuta pasi i është dhënë, është e sigurtë të përsëritet doza, pra t’i ipet sërish doza e humbur, pasiqë bari nuk e ka pasur kohën e mjaftueshme të kalojë në qarkullimin e gjakut. Nëse kalon gjysmë ore, duhet të prisni derisa të vijë koha për dhënien e dozës tjetër. 
• Si të veproni nëse fëmija juaj nuk dëshiron të marrë barin?
– Përzierja e barit me një sasi të vogël të ushqimit të lëngshëm ose të butë (si p.sh. mollë, ndonjë jogurt frutash, lëng) mund ta bëjë atë më tërheqës. Përdorni vetëm një sasi të vogël të ushqimit dhe sigurohuni që fëmija juaj të hajë tërë sasinë për të marrë dozën e plotë të barit.
– Shmangni përzierjen e barnave në shishe të një foshnje – një fëmijë që nuk e përfundon sasinë në shishe nuk mund të marrë sasinë e caktuar të barit.
• Efektet anësore
– Pasi t’ja jepni fëmijës tuaj një dozë nga bari i përshkruar e sidomos për herë të parë, të jeni të vëmendshëm rreth efekteve anësore ose reaksioneve alergjike. 
– Nëse fëmija juaj ka efekte anësore të tilla si: skuqje në lëkurë, vjellje ose diarre, kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj. Penicilina dhe antibiotikë tjerë janë ndër barnat më të zakonshme të përshkruara që shkaktojnë reaksion alergjik. 
– Nëse fëmija juaj ka vështirësi në frymëmarrje ose vështirësi në gëlltitje pas marrjes së një bari, kërkoni ndihmë në qendra të mjekësisë familjare. Ndonjëherë fëmijët kanë reaksione të pazakonta ndaj barnave, siç janë hiperaktiviteti nga difenhidramina, gjë që zakonisht i bën të rriturit të ndihen të përgjumur. Tregoni mjekut tuaj nëse kjo ndodhë tek fëmija juaj.
• Si duhet ruajtur barnat?
– Jini të kujdesshëm për ruajtjen e barnave, pasiqë nga mënyra e ruajtjes së tyre varet edhe efektiviteti. Disa barna duhet të mbahen në frigorifer, por shumica duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet direkte të diellit. /www.familjadheshëndeti.com