PURE KARROTE ME MOLLE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Një karrotë përmban shumë vitamina dhe kalori ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.

Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për bebin tuaj. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.

Molla përmban shumë vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin e bebit. Ajo përmban natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, sheqer dhe dallohet për vitaminat A, B dhe C.

Pure karrotë me mollë

Përbërësit:

• një karrotë mesatare
• një mollë, me lëvore dhe bërthamë të hequr
• 1 lugë e çajit vaj për bebe

Përgatitja:

1. Pastroni, lani mirë karrotat dhe pastaj pritini.
2. Edhe pse ka shumë vitamina në lëkurë të mollës në këtë rast, duhet të hiqet lëvorja (sepse më vonë lëkura mund të jetë e pranishme në pure të bebes dhe nuk mund të konsumohet nga bebja). Më pas prejeni në copa të vogla.
3. Hidhini karrotat në një tigan me ujë për t`u zier për mesatarisht 10 minuta. Pastaj shtoni mollat dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Së fundi, bluajeni në blender dhe shtoni 1 lugë vaj bebesh.

Produktet e lejuara janë 6+ mirepo nëse kombinohen si duo produkte atëherë kjo pure i jpet bebes 7+ sepse mosha 6+ është për testim të produkteve si të vetme./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •