PESHKU, USHQIM SHUMË I RËNDËSISHËM PËR FËMIJË

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Peshku është një nga ushqimet shumë të shëndetshme për të vegjlit tuaj. Ai përmban një mori vlerash ushqyese për një rritje, dhe zhvillim konjuktiv të bebit tuaj.
Sistemi nervor qëndror formohet gjatë dy viteve të para të jetës dhe për këtë arsye fëmija duhet të konsumojë ushqime shumë të shëndetshme dhe të ndryshme.

Por çfarë ndikimi ka peshku në këtë drejtim?
Peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm është i nevojshëm për zhvillimin e trurit dhe rritje të disponimit.
Poashtu është i pasur në përbërës ushqimorë thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e fëmijës dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij.
Peshku ka benefitet e tij për organizmin pasi përmban disa elementë të rëndësishëm si fosfori dhe Dha, shumë të rëndësishëm për funksionimin e mirë neurologjik të fëmijës.

Kur mund të fillojnë fëmijët të hanë peshkë?
Disa lloje të peshkut mund të testohen nga gjysma e muajit të tetë (zanonisht peshqit e vegjël) ndërsa nga muaji i nëntë mund të fillohet edhe me salmon.

Por, cili është peshku më i mirë për fëmijën?
Peshku më i mirë është ai më dimensione të vogla ose të mesme kjo pasi është më pak i ndotur.
Përmbajtja yndyrore e peshkut është më e mirë se e mishit.
Nga llojet e peshkut që jetojnë në ujërat e ëmbla mund të zgjidhni salmonin dhe troftën pasi janë më pak të ndotur, pasi jetojnë në ujëra të rrjedhshme.

Cilat elemente kimike i përmbanë peshku?
Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D.
Peshqit përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor, jod, fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe selen.
Prej vitaminave që përmban më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët.

Sa herë në javë duhet që fëmija të konsumojë peshk?
Kur bëhet testimi i peshkut sikurse çdo testim tjetër bëhet 3 ditë radhazi por në sasi të vogël 1 deri 2 lugë të bebit vetëm me e pa a po shkakton reaksione alergjik, e pas testimit fëmija mund ta kosunoj një herë në javë me porcione pak më të mëdh krahasuar me mishin e kuq. Për një fëmijë do të ishte e mjaftueshme një sasi peshku rreth 50-60 gram, i peshuar i gjallë dhe pa hala apo mbeturina të tjera.

Si ta gatuajmë?
Si fillim duhet të keni parasysh se fëmijës nuk duhet t’i jepet të hajë asnjëherë peshk të pagatuar. Ju mund t’ja gatuani në avull, në furrë, supë, në letër alumini me perime etj. Mos i jepni fëmijës peshk të skuqur.
Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull./Familjadheshendeti.com