Dr. Artizana Dushi, dermatovenerologe

Aknet janë inflamacion i njësisë pilosebace. Jane shumë të zakonshme dhe prekin rreth 85% të të rinjëve.

Mosha e fillimit – puberteti, te femrat 10-17 vjeç , te mashkujt 14-19 vjeç. Megjithate , mund të lajmërohen për herë të parë ne moshen 25 vjeç e më shumë. Shfaqen kryesisht ne fytyrë dhe trup.

Nxitës te akneve mund te jetë – stresi emocional, disbalansi hormonal, ndryshimi i sebumit dhe brirëzimet folikulare, mikroorganizmat dhe prirja e trasheguar me reagim individual te lëkurës.

 Manifestohen si puçrra, papullopustula, noduj dhe ciste. Zgjasin disa jave deri disa muaj. Ndikimi psikologjik i akneve ( i perceptuar si deformim kozmetik) vlerësohet në mënyrë individuale te çdo pacient dhe terapia modifikohet në përputhje me pacientin e veçante.

Mjekimi fillon herët dhe nuk ndërpritet kohe të gjatë.

Këshillohet që ushqimi të jetë i zier, i përshtatshëm dhe i balansuar mirë, me shumë perime të freskëta. Yndyra në ushqim te zvogëlohet. Ushqimi i terur ose i konservuar, sheqeri si dhe pijet dhe lëngjet ngacmuese të pakësohen ose të mos përdoren fare. Nuk këshillohet rrezitja e sipërfaqeve me akne në diell, sepse mund te shkaktohen brirëzime folikulare dhe mbyllja e këllëfeve të qimeve. Yndyra e tepërt nga sipërfaqja e lëkurës pastrohet me ujë te vakët dhe sapun apo gel për pastrimi ne fytyrës dy deri tre herë në ditë. Preferohet të konsumohen sasi më të mëdha te ujit për shkak të hidratimit të lëkurës Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza sepse janë shenja inflamacioni. Kjo traumë përkeqëson gjendjen e lëkurës. /www.familjadheshendeti.com