Monstra burra, vetëm shqiptarë jo

Autore: Gjyla Çeliku

Unë kam dëgjuar për krimin e organizuar, por krimin zingjir edhe me një fëmijë të mitur tash e shikoj në trojet tona me këta persona. Mësuesi të edukon, të këshillon, të shikon si fëmijë dhe asnjëherë si objekt seksi sepse ti mund të jeshë femija i tij, nipi ose mbesa, mëkati më i madh është kur ngacmon dhe edukon brezat në mënyrë jo të moralshme dhe terror psikik, meriton burg.

Gjinekologu ky doktor i grave që ngacmon dhe kryen abortime në stilin “në të zezë”, një Zot e di sa abortime dhe keqpërdorime ka kryer në “të zezë” duke i vendosur pikë të zezë vetes, profesionit dhe kombit, burgim pa asnjë dyshim.

Polici, një siguri për qytetarët dhe shtetin, si t’i besoj unë një polici që nuk mbron edhe të miturat, bile dhe vetë i ngacmon? Kujt ti besojmë? Si t’i besojmë kur çdo ditë na dëshpërojnë? Burgim që të ndjejë papërgjegjësinë për keqpërdorim! Mirëpo këta vendime i solla unë, jo gjykata, e cila bashkë me prokurorë e gjykatës është e korruptuar deri n’fyt.

Sa keq. Ky vendi im u bë për vajtim, na ka kapluar tmerr me mallkim. Monstra burra, vetëm shqiptarë jo, sepse unë nuk dua burrat shqiptarë t’i identifikoj si kriminelë, edhe pse ju doni t’i njollosni, por nuk besoj që ju jeni shqiptarë dhe baballarë?!

Si nuk e vënduat veten njëherë në situtën e prindit të vajzës? Si do ndjeheshit ju nëse e njejta i ndodhte vajzës tuaj? Këto fenomene ndodhin në shoqërinë tonë sepse profesionet kryhen pa përgjegjësi dhe ndjenja. Nëse unë edukoj studentët e mi, i edukoj me mënyrën më të sinqertë, profesionale, njerëzore dhe prindërore, ashtu si do doja djalin tim ta edukonin edukatorët e tij, sepse jam një nënë dhe çdo fëmijë më dhemb sa djali im, nëse jo do të ushtronit profesionin tuaj me përgjegjësi s’do ta bënit këtë krim.
Dëmi që do bëni një ditë do lulëzojë dhe do ju turpërojë, ndaj mos bëni dëm! Kujdes në rrugëtim sepse nuk ka më kthim!

Turp! Turp! Turp!
Burg të përjetshëm dhe pikë.