MJEDRA

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Mjedra është bimë drunore, shkurre mund te rritet deri në 2m. Degët e reja kanë qime, ndërsa te vjetrat kanë gjemba te hollë. Rrenja është shumë e hollë nga e cila zhvillohen shumë kercej te cilët mbulojnë sipërfaqen.
Emri shkencorë i mjedrës është:
Familja Rosaceae – Trëndafilore
Rubus idaeus L.- Mjedra.
Lulet janë te bardha shumë te bukura, fryti është një manezë e kuqe dhe kur piqet shkëputet lehtë nga shtrati lulorë duke lënë një zbraztirë.

Materiet aktive (vepruese)

Gjethet e mjedrës përmbajnë taninë, flavonoide, vitaminë C, acide organike.
Frytet përmbajnë vitaminë C, acidin e limonit dhe te mollës, sheqer, pektinë, ngjyrë te kuqe, hekur, fosfor, kalium.

Dobitë e mjedrës

Mjedrat janë shumë te bukura për tu parë dhe shumë te shishme, kanë shije të ëmbel janë plot lëng dhe te pasura me vitamina. Si çdo ushqim sezonal edhe mjedrat janë te ushqyeshme duke dhënë energji.

Përdorimi
Gjethet e mjedrës përdoren si mjet rrudhës te barkqitjet, te pezmatimi i mishit te dhëmbëve si dezinfektues, rregullojnë aciditetin e stomakut si adstrigjent diuretik dhe kolagogë e lehtë.
Frytet përdoren si diuretik, diaforetik, laksativ e lehtë, për përmirësimin e shijes se medikamenteve.
Shurupi nga frytet e mjedrës përmbanë vitaminë te kompleksit B dhe vitaminë C. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 206
  •  
  •  
    206
    Shares