Kthehu te mësuesit e tu, tregoju atyre sa ju mungon dhe vlerësoni atë që ata kanë bërë për ju. Le të mësojë fëmija juaj si t’i respektojë dhe t’i trajtojë mësuesit. Është një fakt i trishtuar që mësuesve nuk u jepet respekti që ata meritojnë.

Një mësues i mirë bëhet shembull për fëmijët dhe i ndihmon ata të rriten duke shkuar përtej temave mësimore. Këtu janë 6 arsye pse ata janë modeli më i mirë për fëmijën tuaj!

Edhe sot, pas shumë vitesh, kujtoj mësuesit e mi me dashuri. Nëse dikush më pyet mua, nuk do të isha në gjendje të kujtoj emrin, por detajet dhe çdo minutë të asaj që ajo më mësoi, si më mësoi, çfarë vishte dhe pse lënda e saj ishte e preferuara ime. Këtu janë disa arsye përse ju duhet t’i thoni fëmijës tuaj të ndjekë gjurmët e mësuesit. 

1. Një prind kujdestar

Fëmija juaj ndoshta do të fillojë udhëtimin e tij shkollor nga mosha 2-3 vjeçare. Po, fillimisht do të jetë e vështirë për ju dhe për fëmijën të pranoni ndarjen, si dhe dashurinë e vëmendjen që ofrohet nga një person krejtësisht i ri. Por ky person me gjasë do të përfundojë duke shpenzuar më shumë kohë me fëmijën tuaj sesa ju vetë. Pra, pse të mos mësoni fëmijën tuaj që t’i besojë mësuesit të tij / saj. Gjithsesi, një mësues është një prind birësues për çdo fëmijë, pasi ai do t’i kërkojë për ccdo nevojë këshillën e tij. 

2. Shpenzon kohën maksimale

Në botën e sotme, me ardhjen e shkollave ditore, fëmija juaj do të kalojë shumicën e ditës së tij në shkollë. Dhe është vërtetuar se një fëmijë mbledh zakonet e njerëzve me të cilët kalon kohë. Meqë mësuesi gjithmonë do të jetë pranë tij, do të ishte mirë t’i mësoni fëmijës ta konsiderojë mësuesin si model dhe të marrë zakonet e tij të mira.

3. Një person i vërtetë

Në vend që të ketë një njeri të famshëm apo ndonjë person të famshëm si model, a nuk do të ishte më mirë të idealizohej dikush që takojmë dhe përshëndesim çdo ditë?

4. Udhëzues, trajner, mik

Një mësues është dikush, i cili jo vetëm që do t’i mësojë gjëra të reja, por gjithashtu do të jetë një udhërrëfyes dhe një trajner i cili tregon rrugën e duhur edhe ndihmon kur gjërat po shkojnë keq. Një mësues është gjithashtu një mik i cili do t’i tregojë fëmijës tuaj se çfarë duhet të dëgjojë në vend që t’i thotë atij se çka dëshiron të dëgjojë. A nuk është kombinimi i përsosur i një modeli? 

5. Mësuesit i bëjnë të gjitha profesionet e tjera të mundshme:

Një mësues është dikush, i cili pavarësisht se është në të njëjtin profesion krijon mijëra të tjerë. Dikush mund të kalojë një jetë si mësuese, por a mund të imagjinoni numrin e studentëve që duhet të ketë dhënë mësim dhe cilat lloj profesionesh të larmishme do të jenë duke ndjekur të gjithë studentët e tij / saj? Kjo është diçka, apo jo? Një person përgjegjës për të derdhur kaq shumë jetë është sigurisht një figurë shembullore dhe patjetër që mund të idealizohet si model.

6. Ndihmon në të ardhmen e fëmijës suaj

A ju kujtohet kur keni kuptuar se çfarë doni të bëni me jetën tuaj? Çfarë duhet të jetë karriera juaj? Nëse nuk do të ishte mësuesi im i preferuar dhe lënda ime e preferuar, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Prandaj, gjatë viteve të hershme dhe gjatë kohës së shkollës, dikush e kupton atë që duan të bëhen në jetë. Ky realizim do të vijë përmes një mësuesi dhe lëndës që ai / ajo jep mësim. Pse nuk duhet të jetë ky person një model atëherë? Ai / ajo po e formëson jetën dhe karrierën tuaj më shumë sesa ti e kupton!

Nëse këto nuk janë arsye të mjaftueshme, ne mund ta vazhdojmë listën. Kthehu te mësuesit e tu, tregoju atyre sa ju mungon dhe vlerësoni atë që ata kanë bërë për ju. Le të mësojë fëmija juaj si t’i respektojë dhe t’i trajtojë mësuesit. Është një fakt i trishtuar që mësuesve nuk u jepet respekti që ata meritojnë. Ndoshta mund ta sjellim atë ndryshim dhe është koha që ky ndryshim të realizohet!

Ne dhe gjeneratat para nesh nuk arritën të kuptonin statusin e mësuesve, por ne mund dhe duhet t’u mësojmë brezave të tanishëm dhe të ardhshëm t’i respektojnë mësuesit.

(Portali Shkollor)


Shpërndaje
  • 201
  •  
  •  
    201
    Shares