Përgatiti: Jeton Zenuni

Nëse ndonjë komb dëshiron të mësojë se si të trajtojë një minoritet në kohë nevoje, ju lutemi përdoreni Zelandën e Re dhe Kryeministren e saj si një rast studimor.

* 50 muslimanë u sulmuan dhe u vranë nga një terrorist i lindur australian ndërsa po faleshin dhe luteshin në një xhami*

Si reagoi Zelanda e Re, një ishull i vogël prej vetëm 4 milion banorësh?

– e gjithë popullata mbajti zi në mënyrën më origjinale dhe të sinqertë të mundur

– e quajti atë një sulm terrorist edhe atëherë kur sulmuesi ishte i bardhë

– Mblodhi mbi 9 milion dollarë për familjet e prekura

– Të gjitha shpenzimet e varrimit u hoqën nga Qeveria e Zelandës së Re

– Çdo person i kapur për përhapje të lajmeve të urrejtjes, ose videon e sulmit do të vuajë dënimin deri në 14 vjet burgim.

– Ndaloi armëmbajtjen disa orë pas incidentit

– Një numër i madh njerëzish u mblodhën me orë të tëra në të gjithë vendin për të hedhur lule jashtë xhamive dhe për të treguar mbështetjen e tyre  

– Populli Kivi, përfshirë policinë e Zelandës së Re dhe pjesëtarë të grupeve të ndryshme të organizuar po patrullojnë jashtë xhamive, ndërsa myslimanët falen dhe luten brenda në to

– Ezani u emitua publikisht në Televizionin dhe Radion Kombëtare dhe në çdo xhami në gjithë territorin e Zelandës së Re gjatë kohës së namazit të xhumasë.

 – Qeveria përshpejtoi procedurat e lëshimit të vizave 24 orët e para pas sulmit, për të lejuar familjet e prekura hyrjen në territorin e Zelandës së Re

– Popullata Kivi i hapi shtëpitë e tyre për të siguruar strehim, ushqim dhe mbështetje falas për çdo musliman

– Vajzat jomuslimane Kivi vendosën mbulesën për t’i bërë vajzat muslimane me mbulesë të ndihen më të sigurta

– Mediat e Zelandës së Re u siguruan që të publikojnë detajisht dhe hollësisht zërin e muslimanëve, me intervista të plota me familjet e atyre që u prekën nga sulmi terrorist, si dhe tituj rreth sulmit në ballinë të gazetave për çdo ditë dhe kjo ende po vazhdon

– Kryeministrja Jacinda vuri mbulesën dhe vizitoi personalisht komunitetin musliman në baza ditore për të ofruar dashuri, mbështetje dhe lajmet më të reja ndërsa po mbante mbulesën gjatë gjithë kohës. Ajo përqafoi muslimanët dhe qajti bashkë me ta

– Parlamenti i Zelandës së Re ftoi një imam që të hapë seancën parlamentare me një lutje islame (për herë të parë në histori)

– Flamujt u lëshuan në gjysmë shtizë

– Populli Kivi mbushi parqet dhe plazhet me vepra arti, lule, qirinj për të treguar se qëndrojnë përkrah komunitetit musliman

– Jomyslimanët Kivi po qëndrojnë në mënyrë aktive përkrah muslimanëve për t’u siguruar që ata ndihen të mirëpritur dhe në shtëpinë e tyre. Ata ulen, flasin dhe hanë bashkë me ta.

Sikur kjo të kishte ndodhur në një vend tjetër, ka të ngjarë që lajmi nuk do ta kishte arritur as në faqen e dytë të gazetave ditore.

Për fund dëshiroj të citoj analistin e njohur Redi Shehu i cili në një postim të tij në FB shkroi: “Jam i befasuar nga humanizmi dhe emancipimi i Kryeministres dhe qeverise se Zelandes se Re ne solidaritetin e treguar ndaj myslimaneve pas aktit terrorist. Po ashtu i befasuar me solidarizimin e forcave te rendit atje. Krahasoni kete sjellje me provincializmin e sahanlepiresve te politikes tone qe as nje status kundra aktit nuk bene. Nuk do ngrihemi kurre si popull nese nuk do triumfoje kurajoja dhe njerezorja ne mesin tone.”

Faleminderit Zelandë e Re, ju keni bërë një vend të veçantë në zemrat e 1.8 miliardë njerëzve … përgjithmonë.

Përpiluar nga mediat pas ngjarjeve tragjike në Zelandë të Rë. Një mësim për njerëzimin. /www.familjadheshëndeti.com