Nga: Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë
Mr.sc në Psikologji Klinike dhe Shëndeti
Kur ankthi juaj, e jo sëmundja juaj fizike, ju shkakton më shumë shqetësime.A ndiheni shpeshherë i shqetësuar që mund të merrni një sëmundje serioze në të ardhmen? Apo keni përjetuar një shqetësim apo dhimbje fizike që ju bëri menjëherë të mendoni se mund të keni një sëmundje serioze të zemrës apo ndoshta kancer? A keni gjetur shpeshherë veten duke humbur orë të tëra të ditës, duke hulumtuar simptomat tuaja në internet duke u përpjekur për të gjetur se çfarë sëmundje keni?A keni shpeshherë, vështirësi për të hequr shqetësimin nga mendja, në lidhje me shëndetin tuaj? Secili nga ne mund të jap një përgjigje të tillë si : PO, nganjëhërë. Të saqrohemi për një gjë: t’i kushtojmë vëmendjen e duhur shëndetit, qoftë duke u informuar apo dukë bërë vizitat rutinore tek mjeku është normale, madje e domosdoshme. Por, kur ky preokupim mbi shëndetin e merr kontrollin e jetës, aq sa na pengon në funksionimin e jetës së përditshme dhe e dëmton cilësinë e jetës sonë, atëherë mund të bëhet fjalë për një problem serioz psikologjik. Më herët është quajtur Hipokondriazë, ndërsa DSM 5 e quan Çrregullim i Ankthit të Sëmundjes.
“Çka nëse kjo nuk është vetëm një dhimbje koke”?!
Çrregullimi i ankthit të sëmundjes është një frikë e vazhdueshme nga marrja ose të pasurit e një sëmundje të rëndë. Një person me këtë çrregullim, i kushton vëmendje të tepërt shëndetit. Ai ose ajo mund të alarmohet lehtësisht nga çdo gjë që mund të interpretohet si një shenjë e sëmundjes, duke përfshirë reagimet trupore normale fiziologjike, siq mund të jenë p.sh. zhurma e zorrëve, një skuqje në sy, disa shënja në lëkurë, marramendje apo një kokëdhimbje e kohëpaskohshme. Për ata, përvoja të tilla mund të sinjalizojnë një sëmundje kërcënuese për jëtën. Në këto raste, këta persona kalojnë shumë kohë, duke bredhur nëpër mjekë dhe spitale të ndryshme në përpjekje për të gjetur se çfarë sëmundje kanë.
Në shumicën e rasteve, ekzaminimet dhe analizat mjekësore dalin në rregull dhe nuk gjendet ndonjë problem organik apo mjekësor. Një konfirmim i marrë në këtë rast nga mjeku se gjithçka është në rregull, do ta lehtësoj personin përkohësisht, deri në rishfaqjen e nje episodi të radhës të kësaj frike. Shpeshherë, ndodhë që edhe mjeku të irritohet nga këta persona, për shkak të insistimit dhe vizitave të shpeshta, përkundër faktit që shëndeti fizik i atij perosni ska asgjë për tu shqetësuar. Në disa raste ndodhë që, ankesat somatike mund të jenë vërtetë të pranishme. Mëgjithatë edhe në atë rast, por edhe kur nje sëmundje mjekësore e diagnostikuar është e pranishme, ankthi dhe preokupimi i individit janë qartësisht të tepruara dhe joproporcionale me ashpërsinë apo seriozitetin e sëmundjes apo problemeve të vërteta fizike. Pra, niveli i shqetësimit shpeshherë është shumë më i madh se serioziteti i simptomave.
Në rastet kur mjeku e referon një person “hipokondriak” për këshillim tek psikologu, rezistenca është e madhe, sepse ai/ajo është e bindur që problemi është mjekësor apo fizik dhe asesi psikologjik. Duhet të theksojmë se këta persona nuk janë delusional apo rigjid dhe të fiksuar në besimin e tyre se kanë një sëmundje. Ata arrinë të mendojnë dhe pohojnë se shqetësimi tyre mund të mos ketë një bazë reale dhe së frika e tyre është joracionale. Megjithatë, ata nuk arrijnë dot të çlirohen nga kthetrat e frikës apo ankthit se mund të kenë një sëmundje kërcënuese për jetën. Edhe pse shqetësimet e tyre mund të mos kenë një bazë në realitet, është e vështirë që ata t’i largojnë ato.
“Jam e sigurtë që kam dicka, por mjekët spo mund ta gjejnë”?!
Shqetësimet dhe frika nga sëmundjet marrin një vend qenësor në jetën e individët. Sëmundjet dhe frika, bëhen një tipar qendror i identitetit dhe vetë-imazhit të individit, një temë e shpeshtë e diskutimit që individi e ka në familje dhe miq, si dhe një reagim karakteristik ndaj ngjarjeve të vështira të jetës. Individët me çrregullim shpesh ekzaminojnë vetveten në mënyrë të përsëritur (p.sh., ekzaminimi i fytit në pasqyrë) dhe në mënyrë të përsëritur kërkojnë siguri nga familja, miqtë apo mjekët. Kjo shpesh bëhet frustruese për të tjerët dhe mund të rezultojë në tendosje të konsiderueshme të marrëdhënieve brenda familjes.
Në disa raste, ankthi çon në shmangien e vizitave mjekësore, nga frika se mos po konfirmohet ajo sëmundje që aq shumë po i ngjallë frikë personit. Kjo mund të jetë shumë problematike, pasi që në rastet kur personi ka nevojë vërtetë për një vizitë tek mjeku, heziton të shkoj dhe kështu mund të rrezikoj shëndetin. Këta persona po ashtu i shmangen vizitave të të afërmëve të sëmurë, sepse kjo gjë u ngjallë më shumë firkën nga sëmundjet apo ankthin që kanë, ose aktivitetet tjera (p.sh. stërvitje, fitnes) sepse kanë frikë se mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.
CILA ËSHTË MË E KEQJA?
Ky çrregullim psikologjik është kronik dhe nuk tejkalohet lehtë. Në rastet kur mendohet që është tejkaluar, shpeshherë ndodhë që simptomat janë zbehur përkohësisht deri në rishfaqejn e nje episodi të radhës. Përveq vuajtjes shpirtërore, këta persona janë të neglizhuar dhe lihen anash nga familjarët dhe miqtë, sepse të kesh afër dike që sdi të flas gjë përveq semundjeve dhe të ankohet vazhdimisht, nuk është e këndshmë. Por as nuk është ndihmuese për ta nëse u themi thjeshtë “ske asgjë” “ “na lodhe më ankesa” “apo mos u anko tek unë, por shko tek mjeku”. Ndihma dhe mirëkuptimi juaj nëse keni dikë të tille në familje është qenësore. Ata nuk po përpiqen të jenë as manipulues as të paraqiten si viktimë. Lufta e brendshme është reale.
Kuptojeni se për një person të tille, kjo gjendje është sikur të kesh një alarm në trup që bën zile 24 orë dhë te tregon se ka diçka në trupin tënd që nuk është në rregull dhe mund të jesh në rrezik. Për këtë arsye, ky person nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të luaj rolin e radarit për të detektuar se çfarë problemi apo sëmundje ka. Ju duhet ta inkurajoni të merr ndihmën e duhur.
Në shumicën e rasteve ky çrregullim bashkëshoqërohet edhe me prezencen e çrregullimeve të tjera të ankthit dhe depresionit, ndërsa për shkak te stresit të madh që përjetojnë dhe proceduarve të shumta mjekësore nëpër të cilat kalojnë me insistim, këta persona, janë shumë te rrezikuar për zhvillimin e problemeve të ndryshme mjekësore.
CILAT JANË SHKAQET?
Nuk ka një shkak të vetëm të këtij çrregullimi. Shumë faktor bëjnë pjesë, siç janë: historia e ndonjë sëmundje apo abzuimit në fëmijëri, një vdekje e papritur në familje, situata të mëdha stresuese në jetë, apo të pasurit një anëtar të familjës që është shqetësuar shumë për shëndetin dhe kjo ka ndikuar në modelimin e shqetësimeve mbi shëndetin, por flet edhe per prezencën e faktorit gjenentik.
DISA KËSHILLA:
Realiteti është se ankthi juaj – jo sëmundja juaj fizike – ju shkakton më shumë shqetësim.
Duhet të provoni të bëni paqe me sëmundjen, sepse asnjëherë askush nuk mund të sigurohet që shëndeti i tyre do të jetë përfekt. Këtu duhet të kuptoni se ankthi juaj është si pasojë e tendencës për të parashikuar dhe ndoshta edhe parandaluar një sëmundje, duke u përpjekur që të identifkoni çfarëdo shenjë të hershme.
Brengosja e tepërt dhe humbja e tëpërt e kohës, energjisë dhe parave tuaja nëpër mjek, nuk do t’ju garantojnë asgjë për shëndetin tuaj.
Imagjinoni kur të jeni 80 vjeçar dhe të shikoni mbrapa në kohë jetën tuaj. Do të shihni gjithë ato vite të humbura, duke u brengosur për shëndetin e duke mos qenë në gjendje të shijoni jetën.
Nëse përqendrohemii tepër në një pjesë të trupit, me siguri se secili nga ne do të gjej diçka që mund të duket e dyshimtë, por jo serioze. Nëse përqendorhemi tek fyti apo gryka për disa minuta, dhe më pas bëni tre gëlltitje. Do të shihni se gëlltitja do të jetë më e vështirë dhe do të ndjeni disa ndjesi apo djegësime në fyt. E gjithë kjo ndodhi sepse u përqendruam aq shumë në diçka që nuk ka aq nevojë për vëmendje.
SI MUND TË NDIHMOJ PSIKOTERAPIA?
Ashtu si forma të tjera të ankthit, çrregullimi i ankthit të sëmundjes dhe tendencat hipokondriake mund të trajtohen në mënyrë efektive me psikoterapi. Përveç ndryshimit të mënyrës së të menduarit për simptomat, sëmundjen dhe shëndetin, do të mësoni të ulni sjelljet problematike (si shkuarja te mjeku shumë shpesh) dhe do të zhvilloni shkathtësi ballafaqimi më ngjarjet stresuese në jetën tuaj. Nëpërmjet psikoterapisë, ju mund të zvogëloni shqetësimin që rrethon mundësinë e të qënit të sëmurë, duke u fokusuar në mënyrën se si të menaxhoni ankthin tuaj dhe të jeni në gjendje të zhvilloni një jetë normale cilësorë dhe të kënaqshme për ju. Prandaj, nëse keni shqetësime të ngjajshme nga ajo që u përshkrua më siper, këshillohuni me një psikolog klinik. /Familjadheshendeti.com