MANGO

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

?Mangot njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore. Mangot kanë një shije dhe aromë unike. Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë.

Mango është një frut shumë i pasur me vitaminë A si edhe me karotenoide (element që mbron kockat e fëmijës), poothuajse më shumë se në çdo frut tjetër. Karotenoidet gjithashtu ulin edhe rrezikun e kancerit si edhe problemeve kardiake, duke e mbrojtur fëmijën edhe nga ftohjet e zakonshme. Mangot gjithashtu janë shumë të pasura me fibra, kanë pak kalori, shumë vitaminë C dhe B si edhe shume hekur, kalium dhe proteina. Mangot kanë një nivel të ulët të yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe kriprave. Mangot janë gjithashtu të pasur me minerale si potas, magnez dhe bakër, por edhe me antioksidantë të fuqishëm që neutralizojnë radikalet e lira.

?Kur mundet një fëmijë të konsumojë mango?

Mango mund të fillohet nga muaji 7’të. Ky frut mund të shkaktojë alergji tek fëmija ashtu si të gjitha frutat e tjera ekzotike, e cila mund të shfaqet në lëkurë prandaj kur të testohet fillimisht bebit i ipet në sasi shumë të vogël për ti parë reaksionet alegjike. Zakonisht skuqja shfaqet pas ngrënies apo pasi mango është tretur.

?Pure mangoje

Përbërësit:
• 1 mango mesatare

Përgatitja:
1. Lajeni dhe pastrojeni mirë mangon dhe pastaj largoni lëvoren.

2. Largojeni bërthamën.

3. Preni mangon në copëza të vogla dhe bluajeni derisa të fitoni masën që dëshironi. Për të fituar masë më të lëngshme shtoni ujë të vluar ose qumësht gjiri.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com