LAKËR ME MISH DHE PERIME

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo gjellë është e pasur me shumë vitamina dhe minerale ndër to: Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, Vitamina B, proteina, kalcium, hekur, magnez, selen, fosfor, bakër, kalium, mangan etj.
Lakra mund të testohet nga mosha 9+ por po këtë variant me më shumë kombinime e kemi përgatitur në moshën 11+. Ndërsa deri në katër përbërës mund ta përgatisni për moshën 9+.
Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për rritjen dhe mirëqenjen e organizmit të fëmijëve.

Gjella me lakër të bardhë gatuhet në shtepitë tona sapo të afrojnë ditet e ftohta. Edhe pse varianti tradicional është vetëm mish me lakër ne i kemi shtuar edhe perime të tjera duke qenë se një llojllojshmëri perimesh është edhe më e shëndetsheme për femijët.

Përbërësit:

100gr mish i ndarë në copëza;
150 gram lakër e bardhë e prerë në shirita të hollë;
1 qepë e vogël, e grirë hollë (mungon në fotografi);
1 domate e vogël;
1 karrotë mesatare e prerë hollë;
1/2 spec i prerë hollë.

Përgatitja

Kavërdisim me vaj ulliri ose rapsi qepën, specin dhe mishin për pak minuta. Shtojmë lakrën e bardhë dhe domaten. Pasi të fërgohen shtojm edhe pak ujë vetëm derisa të mbulohen perimet.
I ziejmë me kapak të mbyllur në zjarr të ngadaltë për rreth 25-30 min derisa uji të ketë shterruar.
Nuk përmbanë kripë meqenëse është fëmija është nën moshën 1 vjeç.

Mund tia shoqëroni me disa copëza buke. /Familjadheshendet.com