Hyri një djalosh tek një berber dhe si e pa berberi atë, pëshpëriti në veshin e klientit të tij: Ky është fëmija më kokëtrashi në botë! Shiko tani ta vërtetoj këtë!
E mori 1€ në njërën dorë dhe në tjetrën 25 cent, pastaj e thirri djaloshin dhe ia ofroi të zgjedhë!
Djaloshi pa u menduar i mori 25 centët dhe eci!
Berberi duke qeshur i tha klientit: A nuk të thash se ky djalosh është kokëtrashë! Çdoherë e vepron të njëjtën gjë!
Kur doli klienti nga salloni e takoi djalin dhe e pyeti: Pse çdoherë i merr 25 cent dhe nuk e merr 1€?!
Djaloshi i tha: Sepse në atë ditë që do t’i marr 1€ atëherë do të përfundoj loja dhe kështu do ta humb shumën që e marr çdo herë!
Urtësi: Lëri të tjerët të mendojnë se je kokëtrashë, se atë ditë kur ta kuptojnë zgjuarsinë tënde, do ta kuptojnë se kush në fakt ishte kokëtrashi 😉
Dr. Rijad Imeri