Kërpudhat

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Kërpudhat janë gjallesa te veçanta, ato nuk janë në gjëndje t’i krijojnë materjet organike si bimet me klorofil. Prandaj i takojnë grupit të veçant:
(Mbretëria e kërpudhave).

Ato nuk përmbajnë amidon si bimët, por glikogjen siç kanë shtazet. Kërpudhë quhet pjesa shumëqelizore e myshqeve. Janë identifikuar rreth 38.000 varjetete të kërpudhave në botë. Disa janë te ngrënshme (ushqyese), disa toksike helmuese.
Tregu furnizohet nga kërpudhat e bardha: te kultivuara, te konzervuara dhe të thara (terne).

Vlerat ushqyese

Kërpudhat kanë vlera të larta ushqyese. Ato kanë përmbajtje te lartë proteina dhe naterumi, vlera te ulëta në yndyrë te ngopur dhe pa kolesterol. Prania e te gjitha aminoacideve esenciale është e cilësisë se lartë, shumë me superiore se proteinat bimore duke iu ofru proteinave shtazore. Janë burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C, B- complex (acid folik, thiaminë, riboflaminë, B6), hekur, zing, fosfor, kalium, bakër dhe selen.

Vetitë e dobishme

Zvogëlon nivelin e kolesterolit pasi janë te pasura me enzima dhe fibra. Përmbajtja e lartë e proteinës se varfër me energji kontribon në “shkatrrimin” e kolesterolit të lartë pasi te treten.

Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit te prostatës

Bashkërendimi i acidit lioleik dhe beta – glukanit japin vetinë antikanceroze. Përmbajtja e selenit pezullon qelizat kanceroze duke bashkëvepru me vitaminen E ulin shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë.
Rregullojnë sheqerin në gjak – Vlerat ushqyese, përmbajtja e enzimave dhe insulina ndihmojnë në uljen e glukozës.
Antibiotiket natyrorë që përmbajnë kërpudhat mbrojnë kundër infeksioneve te gjymtyrëve te shkaktuara nga diabeti.
Kërpudhat përmirësojnë sistemin imunitarë – Ergothionina një nga oksidantet natyrorë me te fortë që përmbanë kërpudhat , mbronë kundër radikaleve të lira.
Antibiotikët: si Penicila, vitamina A, vitamina C dhe vitamina B- complex që gjenden në kërpudhat forcojnë siatemin imunitarë, kurse hekuri ndihmon në gjendejn e anemisë.
Marrja e nevojshme e kalciumit që përmbajnë kërpudhat ndihmonë në sistemin skeletorë, funsionimin e siatemit nervorë, i nevojshëm për gratë në fazën e menopauzës etj.

Ushqimi sezonal – ushqimi më i shëndetshëm

Ushqimi sezonal është ushqimi më i shëndetshëm. Në bazë te gjerësisë gjeografike ku ne jetojnë kemi fat të kemi dy herë në vit kërpudha të fushës dhe kërpudha të malit në pranverën e ngrohtë dhe në vjeshtën e hershme.

Një shetitje në natyrë veq sa shton vitalitetin te ne, mirëpo te kthehemi me një trasë me kërpudha është edhe më e shëndetshme, mirëpo të mbushim sofrën me ushqim sezonal dhe të shëndetshëm është akoma më mirë! /Familjadheshendeti.com/