Gjinekologjia me salla të reja të operacionit!

Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë.

Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Pas sallave operative, do t’i ndërrojmë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë. #GjinekologjiaPoNdryshon

Uran Ismaili, Minister i Shendetesise ne Qeverine e Kosoves. /Familjadheshendeti.com