FOSHNJA QË LINDI DY HERË

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

 

Një foshnje ka lindur në shtetin amerikan të Teksasit, edhe atë jo një por dy herë.
Herën e parë, foshnja erdhi në këtë botë, pasi ultratingulli tregoi se bebi kishte një tumor të madh në trup.

 

“Gjasat për jetë ishin 50 me 50“, thotë e ëma Margaret Boemer.
Mjekët i rekomanduan Boemer të kryejë abortin, ndërkohë që dy specialistë erdhën me një ide të veçantë: operacion të fetusit.
“Ishte një zgjedhje në mes të mundësisë që t’i lejohet tumorit të bëjë shtypje në trupin e saj, ose t’i jipet një shans foshnjës për të jetuar”, vazhdoi nëna.

Në javën e 23-të të shtatzanisë së Margaret Boemer, mjekët sollën në këtë botë në mënyrë kirurgjike foshnjën LynLee, i hoqën një tumor i cili ishte poaq i madh sa vetë fetusi, pastaj foshnja u kthye përsëri në mitër, në mënyrë që të vazhdojë të zhvillohet.
Dymbëdhjetë javë më vonë foshnja LynLee lindi përsëri, me prerje cezariane.

Ndërhyrja kirurgjikale në fetus ishte me rrezikshmëri të lartë, gjë që mund të çonte në lindjen e parakohshme, me pasojë vdekjen e fëmijës.

Një në 35.000 fetuse janë të prekur nga tumoret që kishte LynLee.

Video:

/Familjadheshendeti.com