Familjarizmi po shuhet ditë e më shumë!

..sikur gjithçka kemi vënë në rend para shtëpisë sonë, para familjes, sikur ne çdo ditë po humbim gjënë më të vlefshme që na ka dhuruar Zoti!

Me “humbjen” nuk nënkuptojmë vetëm vdekjen por injorimin, anashkalimin, largimin nga njëri tjetri..

Prindër të preokupuar, punë shumë, edhe një kafe kur ulemi ta pimë gjoja bashkë (sipas ankesave të shumta ) nuk na lënë rehat thirrjet, mesazhet, e rrjeti social me lajme sa të vërteta e shumica të rrejshme!

Më shumë qajmë dertin e hallkut sa dertin tonë!

Fëmijë të hutuar, sa hapet shkolla e sa mbyllet, her pandemi e her grevë.. nuk e dinë se ku kanë ngelë me mësime!

E nëse mungon dhe ngrohtësia e përkrahja familjare atëherë çfar gjenerata dhe çfar ardhmërie mund të presim ne?!

Ndoshta baballarët tanë s’kanë udhëheqë ndonjë biznes të caktuar sikurse prindërit e sotshëm, por ka qenë njëfar rendi shtëpiak se kur ka shkuar në punë dhe kur ka ardhë në shtëpi babai i zoti i shpisë!

Pas darkës ka qenë e bukur se shpesh herë ose ka ardhë dikush mysafir ose ke shkuar diku te familja e ngushtë dhe ka pas bereqet, dashuri dhe afërsi..

Ndërsa tash në emër të emancipimit baballarët janë me shokë diku, familja vie në rend të dytë, e mysafirllëku thuajse dita ditës po vdes!
Me fëmijët merret nëna ose telefonat e mençur!

E në fund pas gjith kësaj të vërtete unë e ti themi: “lum për at vakt që jemi pas knaq”!

Emine Bajrami