EMOCIONET

Nga Arlinda Bytyqi – Psikologe

 

Ndodh shpesh te pyesim veten se çka janë emocionet?
Si ndikojnë emocionet tek ne dhe a mund të menaxhohen?

 

EMOCIONET

Emocionet janë gjendje psiko-fiziologjike që e nxisin organizmin të veprojë me një impulsivitet intenziv.Në trurin tonë ekziston një pjesë e quajtur AMYGDALA e cila është përgjegjëse për kontrollimin e emocioneve.Ekzistojnë disa lloje të emocioneve :
Parësore: zemërimi,frika,gëzimi,pranimi,trishtimi,neveria etj.
Dytësore:hareja,turpi,ankthi,shpresa etj.

 

NDIKIMI I EMOCIONEVE (emocionet negative)

Emocionet kanë ndikim jashtëzakonisht të madh tek njeriu për faktin se ekziston një lidhje e drejtpërdrejt MENDJE-TRUP ,ku trupi ynë përgjigjet se si ndjehemi,mendojmë dhe veprojmë.
Njerëzit me shëndet të mirë emocional i kanë ne kontroll ndjenjat,mendimet dhe sjelljet e tyre.
Emocionet negative në periudhë afatshkurtër mund të mos kenë efekt të rëndësishëm në cilësinë e jetës përveç humbje apo shtim oreksi.
Emocionet negative afatgjatë(javë,muaj,vite) mund të kenë efekte shkatërruese në shëndetin tonë.
Lind pyetja se a mund të menaxhohen emocionet? Padyshim se po.
Keni dëgjuar për ” Inteligjencen emocionale” si term?

 

INTELIGJENCA EMOCIONALE

Inteligjenca emocionale është aftësi për të identifikuar,kuptuar dhe menaxhuar me emocionet tona në mënyre pozitive.
Duhet theksuar se EQ ( inteligjenca emocionale) nuk është e kundërta e IQ(inteligjenca kognitive) por është një lloj tjetër zgjuarsie me rëndësi shumë të madhe në jetën tonë.
Shembull: A e keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz e kanë aftësinë për t’ia dalë mbanë në jetë e disa jo?
Pse nxënësi më i mirë i klasës nuk arrin të bëhet më i suksesshmi?
Përgjigjja është se ata nuk kan inteligjencë të lartë emocionale dhe nuk kanë harmonizim në mes EQ(inteligjencës emocionale)dhe IQ(inteligjencës kognitive),harmonizimi në mes tyre sjellë suksesin.

 

MENAXHIMI I EMOCIONEVE

Ekzistojne 4 aftësi te EQ:
1)Vetëndërgjegjësimi-është aftësia për të dalluar dhe kuptuar emocionet tona.
2)Vetëkontrolli-është aftësia për të përdorur njohjen e emocioneve në mënyrë që të drejtosh sjelljen tënde pozitivisht.
3)Ndërgjegjësimi social-është aftësia për të dalluar saktë emocionet tek njerëzit e tjerë dhe për ta kuptuar se cfarë po ndodh me ta.Rol kyq në këtë aftësi ka empatia.
Empatia është aftësi ekzistente e njeriut për t’i kuptuar emocionet e të tjerëve apo gjendjen e tyre, me një fjalë të bashkndjejë me tjetrin.
4)Menaxhimi i mardhënieve-është aftësia për t’a përdorur vetëdijen për emocionet tona dhe të tjerëve me qëllim që të menaxhosh nderveprimin me të tjerët.

 

RËNDËSIA E EQ NË JETË

Së pari fillojmë me IQ(inteligjenca kognitive apo koefiçenti i inteligjencës).Dimë shumë raste ku njerëzit me IQ të lartë nuk është se janë më te suksesshmit,pse??
Sepse IQ mund të na ndihmojë të fitojmë një profesion të mirë,por EQ na ndihmon të menaxhojmë stresin,emocionet kur përballemi me situata të caktuara që kanë të bëjnë me punen apo jetën në përgjthësi.
Inteligjenca e lartë emocionale na ndihmon që te kemi një performancë të mirë në punë,të jemi të motivuar,të kemi mardhënie të shëndetshme me të tjerët duke komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •