ELEKTROKARDIOGRAFIA (EKG)

Nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

Cfarë është elektrokardiografia (EKG)?

Zemra gjatë funksionimit të saj krijon një aktivitet elektrik. Procesi i regjistrimit të këtij aktiviteti elektrik dhe shtypja e tij në letër quhet elektrokardiografi ose shkurt EKG.
EKG është ekzaminim që kryhet shpejt, nuk shkakton dhimbje dhe nuk ka efekte të dëmshme për pacientin. Për herë të parë një EKG është regjistruar para rreth 150 vitesh (në vitin1870) dhe që nga atëherë jo që nuk i ka hup rëndësia por cdo herë e me shumë ka fituar rol qëndron në ekzaminim mjekësor në përgjithësi dhe ekzaminim kardiologjik në veqanti.

Si bëhet EKG-ja ?

Aktiviteti elektrik i prodhuar në zemër shpërndahet në tërë trupin. Për ta regjistruar këtë aktivitet elektrik elektroda të veqanta vendosen në gjoksin dhe gjymtyrët e pacientit dhe pastaj ky aktivitet elektrik shtypet në një letër të veqantë në trajtë të një lakore elektrokardiografike karakteristike??.

Cilat sëmundje i diagnostikon EKG-ja ?

EKG jep informacione të rëndësishme për funksionin dhe strukturën e zemrës. Në veqanti ka rol kyq për diagnostikimin e këtyre sëmundjeve:

  • Infarktin e miokardit (sulmin në zemër)
  • Çregullimet e ritmit të zemrës
  • Blloqet e zemrës
  • Për të zbuluar nëse muret e zemrës janë të trasha
  • Sindromen e preeksitimit ( Sy WPW, Sy LGL)
  • Çrregullimet e elektrolitëve
  • Sëmundjet e perikardit etj

Egzistojnë 3 variante kryesore të EKG-së:

  • EKG e momentit
  • EKG në aktivitet fizik (ergometria)
  • EKG monitorimi 24 ore, 48 ore ose më shumë. /Familjadheshendeti.com