DISA NGA PËRDORIMET E SODËS SË BUKËS NË PËRDITSHMËRI

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Bikarbonati i natriumit (emri kimik: hidrogjen karbonati i natriumit  {NaHCO3}) është komponim kimik. Në jetën e përditshme njihet me emrin si soda e bukës ose sodë bikarboni.
Është një kripë e përbërë nga jonet e natriumit dhe jonet e bikarbonatit. Bikarbonati i natriumit është substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, në formë kristalore, por mund të jetë edhe pluhur (atë të cilën më shumë e përdorim në përditshmëri).

Mënyra e jetesës në ditët e sotme është e paimagjinueshme pa kimikatet, por zëvendësimi i tyre me produkte të pa dëmshme është shumë më e shëndetshme për organizmin e njeriut. Një prej preparateve të pa dëmshme është soda e bukës apo bikarbonati i natriumit.
Shumë pak prej nesh i dinë të gjitha sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit. Në kulturën popullore ajo mund të gjejë përdorim thuajse kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjent për pastrimin e shtëpisë.
Soda e bukës ka një gamë të gjerë përdorimesh.
Ajo mund të përdoret me shumë efikasitet për pastrimin e shtëpisë. Sot në treg ekzistojnë një numër i madh i produkteve për pastrimin e brendshëm të shtëpisë. Neve na jepet mundësia të zgjedhim mes detergjenteve ekologjike dhe ekonomike por përmbajtja e tyre ndonjëherë është e njohur e shumëherë e pa njohur.
Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, duhet të kujtojmë se “mjetet” më të mira për t’u përdorur janë ato të dikurshme, kur nëpër shtëpi gjeje vetëm produkte të thjeshta e natyrale. Bikarbonati i natriumit është njëra prej tyre (bashkë me limonin, vajin dhe uthullën). Derivat i acidit karbonik, ajo njihet si një pastruese e fuqishme. Është në gjendje të neutralizojë substancat alkaline dhe ato acide. Kjo e bënë atë një pastrues natyral, që mund të përdoret shumë mirë për të luftuar bakteret. Për më tepër është shumë ekonomike dhe në shtëpi mund të përdoret për mënyra të ndryshme.
Soda e bukës në amvisri shërben për të larë tenxhere, për pastrimin e tapetëve për pastrimin e enëve dhe për pjatat, për të pastruar porcelanin dhe çelikun, për larjen e rrobave apo edhe shumë përdorime të tjera, mes të cilave edhe për shumë patologji që lidhen me organizmin e njeriut.

Nëse doni ti dezinfektoni tapetët (tepihun) shpërndajeni në mënyrë uniforme mbi tapet, lëreni për 24 orë dhe pastaj pastrojeni me fshesë me korrent. E njejta mënyrë përdoret për pastrimin e dyshekut (jogut) të shtratit.

?️Për pastrimin e tenxhereve dhe pjatave shumë të ndotura: për të larguar yndyrën e vështirë shtojini një lugë bikarbonat natriumi në shamponin e enëve, në këtë mënyrë tregon efekt më të fort.

?️Për pastrimin e çelikut dhe porcelanit: duke mos qenë gërryes arrin të heqë në mënyrë të shkëlqyer pjesët gëlqerore dhe njollat, për shembull nga lavamani i kuzhinës.

?️Për pastrimin e guackës së WC-së përzieni një sasi sode bikarboni me uthull. Kujdes mos qëndroni me fytyrë sipër. Dhe largohuni nga ai ambient për disa minuta.

?️Për larjen e rrobave: shtoni një lugë sodë,detergjentit për larje në lavatriçe në mënyrë që të ndalet krijimi i formacioneve gëlqerore te rrobat. Në këtë mënyrë, rrobat me ngjyrë i ruajnë ato, ndërsa të bardhat nuk bëhen me ngjyrë qumështi.

?Për pastërtinë e frigoriferit përgatisni një solucion me ujë të ngrohet dhe sodë (dy ose tre lugë për një litër ujë) dhe fshijeni frigoriferin me një leckë. Nuk ka nevojë për shpëlarje. Mund të përdoret edhe në vazon e luleve të freskëta e të sapokëputura, për të “jetuar” më gjatë.

Soda bikarboni ka efekt shumë të mirë edhe në zëvendësimin e shumë preparateve në trupin e njeriut duke mbrojtur organizmin nga shumë kimikate.

?️Mund ta përdorim për lodhjen dhe tendosjen e muskujve, heqjen e epiteleve të vdekura. Në vaskë me ujë të ngrohtë hidhni një filxhan sodë. Do t’i heqë pjesët e vdekura të epiteleve dhe do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të re.

?Dhëmbët do të jenë të bardhë dhe të mbrojtur, njësoj sikur të jenë larë me pastën tuaj të përditshme. Bikarbonati largon aciditetin e ushqimeve nga goja dhe formon një shtresë mbrojtëse në zmaltin e dhëmbëve. Por sipas mjekëve, kjo lloj mënyre nuk duhet aplikuar më shumë se dy ose tri herë në javë, sepse rrezikon të prishë zmaltin e dhëmbëve.

?️Për erë të keqe të gojës hidhni një lugë sode në një gotë uji dhe bëni shpëlarje të gojës. Edhe pse ke ngrenë më parë ushqime me erë të rëndë, goja do të jetë sërish e freskët dhe pa aromë të keqe.

?Për këmbë të enjtura Mbrëmjeve kur këmbët janë të ënjtura dhe të lodhura “masazhet” me përdorimin e bikarbonatit të natriumit janë shumë të këshillueshme. Mjafton të shtoni në ujë 2 lugë sodë për çdo litër ujë dhe t’i mbani këmbët në të për dhjetë minuta.

?️Ajo rregullon nivelet e pH nëse bëjmë shpërlarjen me një solucion 1 litër ujë të vakët me një lugë sodë bikarboni në vendet intime.

?️Soda e bukës mund të përdoret edhe si deodorant natyra. Nëse përgatisni një deodorant natyral pa kimikate mund të përzieni 2 lugë vaj kokosi me një lugë sodë bikarboni.

?️Soda e bukës sillet si një shampo natyrale, sepse mund t’i pastrojë flokët shumë lehtësisht. Por cilat janë arsyet se pse mund ta përdorim atë, në vend të shampove të zakonshme?

•Ndihmon në rritjen e flokëve.
Nëse flokët tuaj janë të ngarkuar me toksina dhe substanca kimike, ato do të ndalojnë rritjen e flokëve tuaj.
•Bikarbonati i natriumit do të pastrojë flokët në mënyrë efikase, njësoj si çdo shampo tjetër dhe në këtë mënyrë, do të kontribuojë në rritjen e tyre.

•Eliminon klorin.
Klori mund t’i dëmtojë flokët. Ai mund ta ndryshojë ngjyrën e tyre dhe t’i rrëzojë ata. Soda e bukës e ka aftësinë ta largojë klorin nga flokët tuaj, duke parandaluar rënien dhe çngjyrosjen e tyre.

Kjo mënyrë e pastrimit me sodë do të ishte e preferuar së paku një herë në dhjetë ditë.
Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni ujë dhe sodë buke në raport 3:1.
Si rezultat soda e bukës do të parandalojë rënien e flokëve tuaj, do të shtojë shkëlqimin, si dhe do të kontribuojë në rritjen e tyre. /Familjadheshendeti.com