DHIMBJA E MESIT sa e zakonshme, aq dhe e kushtuëshme!

Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Dhimbja e pjesës së poshtme të shpines zakonisht përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme, e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur që ndihet në pjesën e poshtme të shpines. Ajo ështe e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullim të trungut e më rrallë pas një rrëzimi. Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshëm, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti {osteoartriti}, infeksionet spinale {osteomieliti}, tumoret spinale dhe frakturat vertebrale.

Pothuajse të gjithë ne do të përjetojmë dhimbje shpine në një periudhe të jetës sonë. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë kohëshkurtër ose afatgjatë, kjo dhimbje mund të quhet kronike atëherë kur kohezgjatja e saje është më tepër se tre muaj dhe në njëfarë mënyre ka tejkaluar mundesin e shërimit natyral të saj.

Mirëpo dhimbja e shpines mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme, mungesa ne punë, ulje të cilësisë së jetës si dhe një kosto mjaft të lartë të trajtimit dhe menagjimit të sajë!

Ekzistojnë disa kushte apo rrethana të cilat mund të shpiejn deri tek problemet e dhimbjes së shpines e që në mjekësi quhen: Faktorët e rrezikut.

• Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
• Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje te ekstensionit (drejtimit) të shpinës.
• Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.
• Një stil jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rrisin rrezikun për të zhvilluar një diskopati për shkak të mbështetjes (suportit) të pamjaftueshëm të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës.
• Aktivitetet të përsëritura që tendosin shpinën . Shumë punë fizike kërkojnë ngritje peshash konstante, shtyrje, tërheqja, përkulja apo lëvizjet gjarpëruese. Përdorimi i lëvizjeve dhe teknikave të sigurta mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.
• Pesha. Të jesh mbi peshë shtohet stresi i ushtruar në disqet e mesit si dhe dobësia e muskujve
• Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet-vibrimet nga motori i makinës, mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.
• Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin më oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.
• Gjatë pleqërisë si pasojë e dobësimit dhe degjenerimit të disqeve (plakjes së tyre)!
• Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë herni diskale se sa femrat
• Faktorët gjenetik që lidhen me degjenerimin e hershëm të indeve kanë qenë postulatet edhe si shkak të mundshëm të përkeqësimit të disqeve (studim i kohëve të fundit, për momentin pa konkluzione të qarta).

Mosha gjithashtu luan një rol në dhimbjen e mesit.
Duke u shtyrë në moshë dhe shpina ‘mplaket’ me ne. Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerative në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojë në ’30 – apo edhe më të rinj – dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete.
Këto ndryshime të plakjes, megjithatë, nuk i lejojnë që shumica e njerëzve të jenë produktiv dhe përgjithësisht pa-dhimbje .

Ne kemi parë të gjithë 70-vjeçar në maratonë i cili, pa dyshim, ka ndryshime degjenerative në shpinë!
E atëherë….?
Të vëjm gishtin në kokë dhe të mëndojmë…?

Në ditet e sotme si diagnostikimi dhe trajtimi i kesaj problematike aq sa eshte i lehtë mund të jetë dhe kompleks në të njejten kohë, kërkon përkushtim dhe profesionalizem mjekësorë e jo rralle një qasje multidisiplinare me specialist të fushave (Reumatolog, Fiziater dhe Kirurg spinal), poashtu disiplinë dhe rigorozitet dhe nga ana e pacientit!

Ne linkun e më poshtem gjeni Videoilustrim:
youtube.com
Nga: Jean YiChun Lin

https://m.youtube.com/watch?v=DkRnZNAnWfE&feature=youtu.be

/Familjadheshendeti.com