DARDHA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat.

Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit.

Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

Ka kaq shumë variete dardhash dhe kaq shumë variante stinore në vjeljen e tyre sa dardhët janë të gjindshme gjatë gjithë vitit në shumë vende të botës.

Dardhat janë një burim i mirë i vitaminës C dhe bakrit (i cili mbron qelizat e trupit nga dëmtimi dhe ndihmojnë sistemin imunitar), vitaminën K, kaliumit dhe fibrave (të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe mbajnë beben në një bazë të rregullt ushqimore).
Dardha është fruta më pak acidike duke e bërë atë një ushqim parësor për fëmijër si një frutë i ëmbël për të filluar me bebe që kanë heqje barku fëmijëror.

Studimet kanë treguar që përdorimi i dardhave ndihmon në mbrojtjen ndaj astmës.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.

Kur të hajë bebi dardhë?

Sipas organizatave të shëndetit, bebet nuk kanë nevojë për tjetër gjë veç qumështit të gjirit për 6 muajt e tyre të parë të jetës. Kur të vendosni të filloni t’i jepni bebes ushqime të forta pas muajit të 6’të, atëherë dardhat konsiderohen të jenë një prej ushqimeve më të sigurt për t’ia dhënë të voglit tuaj si ushqim i parë.

Pure dardhe

Përbërësit:
• 1 dardhë e pjekur e vogël mirë

Përgatitja:

1. Merreni dardhën lajeni, hiqini lëvozhgën, prejeni dhe largoni bërthamën.

2. Ziejeni në një tigan me një sasi të vogël të ujit deri sa të zbutet (rreth 5 minuta).

3. Bluajeni në blender dhe pureja është e gatshme për foshnjen tuaj.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •