Çaj bimor mollë me kanellë (Malus sylvestris cum cinnamonum)

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Çaji është një pije e shijshme dhe e pazëvëndësueshme, sidomos në këtë kohë vjeshte ku janë të pranishëm shumë viroza.
Një prej tyre i përshtatur për këtë stinë është çaji me mollë dhe kanellë, një pije e shijshme dhe ndjellëse në aromë.
Çaji me mollë dhe kanellë është i rekomandueshëm gjatë stinës së ftohtë dhe jo vetëm.
Çaji i mollës me kanellë i bërë në shtëpi, është një variant më cilësor dhe më i shëndetshëm për organizmin.
Mollët dhe kanella përmbajnë fibër dietike e cila parandalon konstipacionin dhe mbrojnë kundër kancerit të zorrës së trashë.

Nëpërmjet përmirësimit të lëvizjes së zorrëve, sistemi tretës është më pak i ekspozuar ndaj toksinave.

Ky çaj ka disa veti:

🍏Shton imunitetin,
🍏Rritë energjinë,
🍏Freskon oreksin,
🍏Ndihmon pastrimin e trupit nga toksinat.

Unë kanë përdorur feta të thata molle, ju mund të përdorni edhe mollë të freskëta, dhe shkopinjë të grirë kanelle.

Përdorimi:
1 lugë e mesme me çaj vendoset në një gotë me ujë (200ml) posa të vlojë, mbulohet dhe lihet të qëndrojë 5minuta. Kullohet dhe sipas dëshirës mund t’i shtohet limon, mjaltë ose sheqer jo kalorik.
Mund të konsumohen deri në tri gota çaj në ditë. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •