Manaferrat

 

Manaferrat janë një frut i ëmbël dhe shumë i shijshëm për fëmijën tuaj.
Mosha e lejuar për testim të manaferrave tek bebet është 8+.
Shumë të pasura me vitaminë C, fibra dhe antioksidantë, manaferrat konsiderohen si një frut me shumë vlera. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky fryt të konsumohet nga të gjitha grup moshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Në një studim të kohëve të fundit, u zbulua se manaferrat tejkalojnë shumë ushqime përsa i përket përmbajtjes së antioksidantëve. Ato madje kishin 40% më shumë antioksidantë sesa arrat që janë një luftëtar i mirënjohur i kancerit. Përmbajtja e lartë e fibrave tek manaferrat (8 gramë në rreth 1 filxhan) ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe parandalon ose lehtëson kapsllëkun tek fëmijët.
Një filxhan manaferra të freskëta ka 62 kalori, 1 gram yndyrë, 15 g karbohidrate, 8 gram fibra, 2 gram proteina dhe vetëm 1 mg natrium.
Kur duhet të hahet manaferra?
Manaferra është një nga dhjetë ushqimet që përmbajnë më së shumti antioksidantë.
Manaferrat janë të mbushura me polyfenole që ndihmojnë për të parandaluar kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Manaferrat janë ushqim i përsosur që fëmija mund ta marrë në dorë, ose të shtohet në kos apo smoothie.
Cilat elemente kimike që njihen si vlera ushqyese i përmbajnë manaferrat?
Vitamina C – një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe është i rëndësishëm për sintezën e kolagjenit dhe sistemin tonë skeletik.
Vitamina K – e rëndësishme për rritjen e kockave dhe skeletit dhe ndihmon në procesin e koagulimit të gjakut.
Foliat – një lloj i vitaminës B e rëndësishme për trurin dhe rritjen neurologjike.
Vitamina A – e rëndësishme për sistemin skeletik dhe përforcimin e sistemit imunitar.
Niacin – i njohur gjithashtu si Vitamina B3, është thelbësor për qarkullim të mirë të gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Mangani – një antioksidant i fuqishëm që ndihmon për të formuar kockat.
Bakri – ndihmon në formimin e kolagjenit i cili është thelbësor për kockat dhe indet lidhëse.
Kaliumi – ky është një mineral që siguron funksionin e shëndetshëm kardiovaskular dhe funksionin e veshkave.
Magnezi -ky është një mineral i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe tepër i rëndësishëm në rregullimin e prodhimit të energjisë brenda qelizës.
Zinku -së bashku me përmbajtjen e lartë të fibrave, zinku ndihmon tretjen.
Manaferrat janë një zgjedhje e shëndetshme ushqimore edhe për fëmijët e rritur. Ato janë një mënyrë e mirë e furnizimit pas një stërvitje të vështirë dhe ushqim i përdorur për të ndihmuar në luftën kundër trashjes.
Si të zgjidhni dhe ruani manaferrat?
Manaferrat nuk janë tepër të ndotura me pesticide. Zgjidhini ato që e kanë ngjyrën të theksuar dhe ruajini në frigorifer në një pjatë ku të ketë vetëm një shtresë manaferrash për të eleminuar mykun. Ato mund të konsumohen brenda 2-3 ditëve.
Si duhet të pastrohen manaferrat?
Fruta delikate si manaferrat, mjedrat, luleshtrydhet pasi kanë një lëkurë me pore më të ndjeshme, mjafton që gjatë pastrimit të lahen me ujë të bollshëm duke i shtuar pak lëng limoni në proporcion 9 me 1 ujë dhe lëng limoni.
Mjedrat si ushqim për bebe bluhen drejtpërdrejtë në blender.
Përgatiti: Blerta F. Kryeziu/ FamiljadheShëndeti
Shpërndaje
  •  
  •  
  •