Barnat hormonale, antacide dhe antihemoroidale të lejuara në shtatzëni dhe gjidhënie

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Pjesa e pestë

Barnat hormonale të lejuara në shtatzani

Progesteroni (emër tregtar: Utrogestan)

Dydrogesteron (emër tregtar: Duphaston), këto barna mbrojnë një shtatzëni ekzistuese dhe mbrojnë nga aborti spontan.

Estrogjenet si Estradioli (emër tregtar: Estrofem)

Oxitocina

Hormonet kontraceptive të lejuara në gjidhënie:

Hormonet e vetme të lejuara kontraceptive gjatë gjidhënies i përkasin klasës së progestines siç është medroksiprogresteroni (emër tregtar: Depo provera i.m), i cili punon duke parandaluar vezoret të lëshojnë qelizën vezë.

Barnat tjera hormonale kontraceptive (pos metodat tjera kontraceptive siç është spiralja) nuk lejohet të përdoren gjatë periudhës së gjidhënies.

Antacidët e lejuar në shtatzëni dhe gjidhënie:

Antacidet janë barna që trajtojnë dispepsinë, thartirën, urthin dhe problemet tjera me stomakun.

Hidroksid magnezi dhe karbonat kalciumi përgjithësisht konsiderohen të sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Gjinden me emra tregtare si: Rennie, Magalox, Rupurut, Gastroguard, Gastren etj.

Sqarim: të gjithë emrat tregtarë të paraqitur në shkrim janë për qëllime lehtësuese te lexuesit e assesi për qëllime reklamuese!

Vazhdon…/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •