Dr Omer Abid, Guest Contributor

Në dritën e pezullimit të namazeve të Xhumasë dhe mbylljes së xhamive në të gjithë vendin, unë dua të ndaj ekspertizën time si një epidemiolog.

Disa njerëz janë në mohim të madhësisë së krizës dhe nuk pajtohen me vendimet që lutjet e Xhumasë të anulohen. Të tjerë mendojnë se kjo krizë është rritur. Ata po pyesin, a nuk është kjo si gripi apo thjesht pak më keq se gripi?

Nuk është si gripi.

Është shumë më keq se gripi.

Para se të shpjegoj pse, unë do të doja të përsëris që ne nuk duhet të shfaqim panik. Ne nuk mund të mendojmë qartë nëse kemi panik. Allahu na rikujton në Kuran:

Nuk është besimtari të ktheni fytyrat nga lindja eperëndimi, por besimtaria është te ata që besojnëZotin, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin, profetët; që japinnga pasuria e duhur të afërmve, jetimëve,rrugëtarëve, lypësve dhe për lirimin e të robëruarve;që kryejnë të falurit dhe japin detyrimin; qëpërmbushin besën kur lidhin besë; te durimtarët nëmjerim e vështirësi dhe në kohë paniku. Ata janë tëvërtetët dhe janë ata të devotshmit. (Kuran, 2:177)

Ndërsa nuk duhet të kemi panik, gjithashtu nuk duhet të jemi skeptikë për konsensusin unanim të të gjithë ekspertëve mjekësorë. Ekspertët mjekësorë janë autoritete për çështje mjekësore.

“Besimtarë, bindjuni Zotit, bindjuni të Dërguarit dheurdhërdhënësve mes jush. Kur nuk pajtoheni mediçka, përcilleni te Zoti dhe i Dërguari po qe se besoniZotin dhe Ditën e Fundit. Kjo është zgjidhja më e mire dhe e bukur”. (Kuran, 4:59).

Kjo është një krizë e vërtetë

Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të parandaluar infeksionet. Më poshtë është Epidemiologjia koncise 101 për jo-epidemiologun në lidhje me arsyen pse ka kaq shumëshqetësime nga autoritetet shëndetësore për seriozitetin e Covid-19. Kjo është një krizë për dy arsye tëthjeshta matematikore: shkalla e vdekshmërive dhe shkalla e riprodhimit.

Le ta shpërndajmë nocionin se “koronavirusi i ri është njësoj si gripi”. Po bashkëndaj krahasimine mrekullueshëm të #Flu, # COVID19, #SARS dhe #MERS bërë nga @BioRender. # COVID19 është 30x më vdekjeprurës dhe gati 2 herë më ngjitës se gripi. Ne nuk kemi imunitet ekzistues ndaj COVID19.

Shkalla e vdkeshmërive

Së pari, shkalla e vdekshmërive është numri i personave që vdesin nëse kanë sëmundje, e cila në këtë kontekst është infeksioni. Me fjalë të tjera, nga njerëzit që kanë infeksion, ky numër përfaqëson sa do të vdesin.

Për gripin, shkalla e vdekshmërisë është 0.1.Për Covid-19, shkalla e vdekshmërisë bazuar në 133,000 të infektuar deri më tani që nga 13 mars dhe 4,945 që kanë vdekur është 3.7. Kjo nuk është shkalla e vërtetë e vdekshmërisë pasi disa njerëz me infeksion të butë nuk po llogariten.

Disa ekspertë besojnë se shkalla e vdekshmërisë është 2.0, që është 20 herë më e lartë se gripi. Dr Anthony Fauci, i cili për më shumë se tre dekada ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit (alergji dhe sëmundje infektive) dha një vlerësim prej 1.0 kur ai dëshmoi në Kongres disa ditë më parë, dhe 1.0 është 10 herë më shumë se 0.1

Nëse gjithçka tjetër që është e rëndësishme (siç është shkalla e riprodhimit)është e njëjtë midis gripit dhe Covid-19, atëherë numri i personave që vdesin do të ishte 30,000 herë 10, që është 300,000

Shkalla e riprodhimit (shifrat themelore të riprodhimit)

Numri tjetër i rëndësishëm është shkalla e riprodhimit. Fjala “riprodhuese” në këtë emër nuk është e përqendruar në riprodhimet e virusit në një trup, por në riprodhimin e rasteve. Teknikisht kjo quhet numri bazë riprodhues, por për lehtësinë e komunikimit, do ta quaj shkalla riprodhuese.

Shkalla e riprodhimit ka të bëjë me sa infektiv është organizmi nga një person tek tjetri dhe çfarë hapash po ndërmerr shoqëria për të kufizuar infeksionet nga përhapja.

Përcaktimi i saktë i shkallës riprodhuese (numri bazë riprodhues) është numri i pritshëm i rasteve të krijuara drejtpërdrejt nga një rast i infektuar në një popullatë ku të gjithë individët janë të ndjeshëm ndaj infeksionit.

Rastet e Fataliteti plus Shkalla e Riprodhimit:

Për gripin, shkalla e riprodhimit është 1.3. Për Covid-19, shkalla e riprodhimit është midis 2 dhe 3. Shkalla e riprodhimit për Covid-19 është dy herë më e lartë se virusi i gripit. Prandaj, ne duhet të shumëzojmë numrin e vlerësuar të vdekjeve prej 300,000 me 2, që është 600,000.

Shkalla e vdekshmërisëmund të jetë më e ulët se 1.0, mund të jetë më afër 0.8 Në fakt, në Korenë e Jugut, është 0.9 deri më tani. Sidoqoftë, në Itali është pothuajse 5% sepse ka kaq shumë të moshuar në Itali. Në të dyja këto raste, shkalla e fatalitetit të COVID-19 është ende shumë, shumë herë më e lartë se ajo e gripit, e cila është 0,1.

Ta themi thjesht, në madje një rast të vdekshmërisë 1.0, ne mund të presim që 600,000 njerëz të vdesin nga COVID-19 në SHBA vetëm nëse nuk ndjekim udhëzimet e CDC. Kjo nuk do të llogarisë numrin e madh të njerëzve me sëmundje të tjera që rrezikojnë të vdesin nga efekti i sistemit të kujdesit shëndetësor që mbingarkohet përtej kapacitetit të tij.

Ky është një lajm i keq. Sidoqoftë, ky skenar i katastrofës bazohet mbi faktin nëse do të vazhdojmë, apo jo, ta trajtojmë njëlloj si një grip normal. Nëse vendosim t’i marrim gjërat seriozisht dhe ta trajtojmë këtë si një emergjencë ashtu siç është në të vërtetë, atëherë inshallah 600,000 njerëz nuk duhet të vdesin. Ndjekja e udhëzimeve të CDC për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes, si dhe ndikimin në sistemin e kujdesit shëndetësor mund të shpëtojë qindra mijëra njerëz.

Ne mund të ulim nivelin e rastit të fatalitetit dhe shkallën riprodhuese dhe numri i jetës së shpëtuar do të jetë shumë më i madh se numri i njerëzve që do të vdesin.

Ky është një lajm i mirë. Ne mund,  dhe inshallah do të të shpëtojmë jetë duke vepruar për të ulur përhapjen e COVID-19.

Duhet të jemi në të njëjtën varkë

E them këtë në mënyrë literale. Ne duhet të jemi në të njëjtën varkë, dhe kjo është faqja në internet e CDC:

CDC, e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është agjensia përgjegjëse për parandalimin dhe kufizimin e epidemive. Ju mund të mbani veten, familjet dhe publikun në përgjithësi më të sigurt duke ndjekur udhëzimet e tyre. Njoftohuni me sa vijon, dhe ju lutemi sigurohuni që të gjithë familjen dhe miqtë tuaj të njoftohen me këtë faqe (kjo vlen për Amerikën, shën. i përk.):

1. Si përhapet COVID-19

2. Simptomat

3. Hapat për të parandaluar sëmundjen

4. Njerëz të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike në rrezik më të lartë

5. Çfarë duhet të bëni nëse jeni i sëmurë

6. Pyetjet dhe përgjigjet e bëra më shpesh

Pesë pjesët e para janë përgjegjësi e çdo personi për të mësuar, pasi çdo person mund të përhap infeksionin dhe kështu të kontribuojë në numrin riprodhues të COVID-19.

“Myslimani është ai nga dora dhe gjuhët e të cilit njerëzit janë të sigurt. ”- Profeti Muhamed ﷺ (En-Nesai)

Për shumë profesionistë të shëndetit në komunitetin musliman, unë i inkurajoj të gjithë profesionistët e shëndetësisë të shohin burimet e mëposhtme në përgatitjen e praktikës tuaj për t’u marrë me Covid 19.

Mos shkoni në xhami deri në njoftimin e mëtejshëm

Kjo nuk është çështje e një shkolle të caktuar të mendimit, por është gjykimi i studiuesve nga të gjitha shkollat ​​e mendimit. Ekspertët mjekësorë dhe fetarë janë në marrëveshje në lidhje me pezullimin e Xhumasë për mbrojtjen e komunitetit.

Ju lutemi lexoni deklaratën e mëposhtme të përbashkët nga Këshilli Juridiktë Amerikës së Veriut, Shoqëria Islame e Amerikës së Veriut, Shoqata Mjekësore Islame e Amerikës së Veriut dhe Profesionistët e Shëndetit Mysliman Amerikan. Shihni gjithashtu këtë deklaratë të Asamblesë së Juristëve Myslimanë në Amerikë në lidhje me pezullimin e kongregacionit të së Premtes.

Xhamitë janë me rrezik më të lartë se kishat

Në Iran, çështjet e para filluan në Kum, një qytet që shpesh shikon më shumë pjesëmarrje në xhami dhe më shumë tubime sesa qytetet e tjera (lutja myslimane parashikon kontakt fizik midis besimtarëve, shën. i përk.). Shumica e rasteve ishin në Kum dhe më pas u përhapën në qytete të tjera. Numri i parcelave të varreve të gërmuara për të vdekurit dhe numri i të vdekurve është mjaft i madh sa të jetë i dukshëm nga imazhet satelitore.

Pse është e rëndësishme kjo për sëmundjen, dhe pse xhamitë janë më të prekshme se kishat ose vendet e tjera të adhurimit?

• Shumë të pranishëm marrin abdes në xhami. Udhëzimet eCDC  janë që nuk duhet prekur sytë, hunda ose goja, pasi këto kanë mukozë. Gjatë abdesit, mukozat e hundës preken deri në 3 herë, mukozat e syve preken deri në 3 herë gjatë shpëlarjes së fytyrës, dhe mukozat e gojës preken deri në 3 herë.

• Abdesi nuk kërkon sapun, kështu që grimcat koronavirus (nga një person i infektuar) mbeten edhe pas përfundimit të abdesit.

• Pjesa dërrmuese e xhamive nuk kanë sensorë automatikë në çezmat e tyre të ujit, dhe të pranishmit i hapin dhe i mbyllin me dorë menjëherë pasi prekin sytë, hundën, gojën.

• Pothuajse të gjithë njerëzit mbyllin çezmat me duar të zhveshura përkundrejt mbajtjes së një peshqire prej letre.

• Edhe nëse përdoren peshqir letre, mund të ketë transferim të virusit tek rrotullën e peshqirëve të letrës. Mund të ketë mënyra për të kufizuar transferimin, por rreziku nuk mund të eliminohet.

• Udhëzimet e CDC thonë se përdorni  Izolimit social (Distancing Social), duke qëndruar 6 deri në 10 metra larg nga të tjerët. Por në lutjen me xhemat (komunitare), ne jemi duke qëndruar krah për krah dhe disa bashkojnë këmbët.

• Disa të pranishmit prekin fytyrat pasi bëjnë dua, që është hapi i parë në transmetimin e virusit.

• Shpesh ka shtrëngime duarsh dhe ndonjëherë edhe përqafime në mesin e disa të pranishmëve, përhapur më tej transmetimin person-në-person.

• Një përqindje më e lartë e të pranishmëve në xhami janë të moshuar (kjo vlen për kontekstin amerikan), dhe kështu, më tej të ndjeshëm ndaj infeksionit

Ne nuk të dërguam ty Muhamed vetëm se mëshirë për botërat (21:107)

Zoti i thotë Profetit Muhamed se ai është dërguar si mëshirë për të gjitha botët, dhe duke ndjekur sunnetin e tij, ne përpiqemi për të njëjtën gjë. Duke marrë pjesë në xhami në kohën e një pandemie, qoftë për namazin e rregullt, namazet e xhumasë apo lutjet e Bajramit, ne nuk do të jemi mëshirë për njerëzimin. Ne do të jemi një rrezik për të, duke përhapur koronavirusin dhe duke rritur numrin e njerëzve që vuajnë prej tij.

Në fund të fundit, sipas epidemiologjisë së kësaj sëmundje, çështjaështëkjo:

Është e garantuar që disa – me gjasë një numër i madh – do të infektohen do të shkojnë në xhami (apo në vende të tjera adhurimi, shën. i përk.). Dhe disa nga ata njerëz do të vdesin. Dhe është e garantuar që shkalla e infeksionit do të rritet në komunitetin e gjerë (jomusliman) për shkak të kësaj.

Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni COVID-19

Në përgjithësi, telefononi mjekun tuaj ER nëse mendoni se jeni i sëmurë me Coronavirus (COVID-19. Mos shkoni automatikisht te ER ose tek mjeku, telefononi së pari. Para se të telefononi, njohuni mirë me simptomat e COVID-19 .

Ndahuni nga anëtarët e tjerë të familjes dhe njerëzit në shtëpi dhe telefononi mjekun tuaj për të marrë udhëzime për të parë nëse ju duhet të testoheni dhe të merrni udhëzime të tjera shumë të rëndësishme në lidhje me kujdesin mbështetës për të adresuar infeksionin tuaj dhe për të parandaluar përhapjen e tij tek anëtarët e tjerë të familjes.

Mjeku do t’ju udhëzojë nëse duhet të vini në zyrën e tij / saj ose të shkoni në ER dhe kur duhet të shkoni. Gjithashtu, duke thirrur së pari, nëse duhet të shkoni në zyrën e mjekut ose në ER, ata do të bëjnë përgatitje për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga ju tek të tjerët ndërsa vijnë.

Mos vononi ta thërrisni mjekun pasi disa njerëz mund të përkeqësohen shpejt, por përpiquni të lexoni udhëzimet e CDC (kjo vlen për amerikën, shën. i përk.) para se të telefononi, në mënyrë që të dini nëse madje keni nevojë të telefononi.

Nëse zhvilloni shenja paralajmëruese urgjente për COVID-19 merrni menjëherë kujdesin mjekësor (telefononi 911 për të marrë ndihmën e menjëhershme [kjo vlen për Amerikën, shën, i përk.). Shenjat e paralajmërimit të urgjencës përfshijnë *:

• Vështirësi në frymëmarrje ose gulçim

• Dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks

• Konfuzion i ri ose paaftësi për tu ngritur.

• Buzë ose fytyrë me ngjyrë kaltëroshe

* Kjo listë nuk është përfundimtare. Ju lutemi këshillohuni me ofruesin tuaj mjekësor për ndonjë simptomë tjetër që është e rëndë ose shqetësuese.

Në përmbledhje

• Ne nuk duhet të bëjmë panik, por duhet të jemi të përgatitur.

• Ne duhet të pranojmë që kjo është një krizë për shkak të shkallës së vdekshmërisë dhe shkallës riprodhuese të COVID-19

• Lexoni seksionet në COVID-19 në ëëë.cdc.gov.

• Mos merrni pjesë në lutjet e xhematit, namazin e xhumasë, shkollat ​​e fundjavës, etj deri në njoftimin e mëtejshëm

• Besoni, me ndihmën e Allahut, që ne mund ta ndryshojmë lajmin e keq në lajm të mirë nëse ndjekim të gjitha udhëzimet e CDC në çdo seksion

Le të jemi të qetë, por edhe seriozë. Le të jemi gjithashtu mirënjohës që jetojmë në një kohë kur qeveritë janë shumë më proaktive se e kaluara. Le të jemi mirënjohës për komunitetin tonë mjekësor. Le të mos e mposhtim veten me artikuj të pa verifikuar ose përcjell në Ëhatsapp. Le të lexojmë dhe qarkullojmë informacion mjekësor vetëm nga burime të autorizuara, siç është CDC.

Dhe le të kujtojmë se jemi kaq të prekshëm dhe të brishtë dhe se shpesh duhet t’i kujtojmë dhe t’i përgjërohemi Allahut për falje, mbrojtje dhe udhëzim. Faleminderit dhe Allahu na ruajtë, familjet tona dhe të gjithë të sigurt. Amin.

Përktheu: Rezart Beka