Ultrasonografia (echografia)

🔶️ Ultrasonografia (echografia) paraqet një nga metodat kryesore në diagnostikimin dhe diagnozën diferenciale të problemeve të gjëndrës tiroide.

✅Echografia e tiroides është lehtësisht e disponueshme, jo invazive dhe shumë informuese mbi natyrën e ndryshimeve në parenkimën e tiroides. Ofron imazhe të tiroides në kohë reale me monitorim të vazhdueshëm të lëvizjes së tyre.

✅Echografia e tiroides i ka përparësitë e mëposhtme:

• është relativisht e thjeshtë, e shpejtë për t’u realizuar dhe e lirë.
• është pa dhimbje dhe jo invazive.
• nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë të pacientit para realizimit
• nuk ka kundërindikacione.

✅Një pacient udhëzohet për të bërë echografi të tiroides si në rastet e mëposhtme:

• Ankesat që shpesh janë pasojë e patologjisë së tiroides: dispnea, kollë, nervozizëm, palpitim, parehati parakordiale
• Masat e palpuara në pjesën e përparme të qafës
• Sëmundjet e tiroides të zbuluara me metoda të tjera
• Sëmundjet kardiovaskulare, kryesisht çrregullimet e ritmit të zemrës
• Sëmundjet e vazhdueshme të organeve të sistemit ORL (të tilla si laringu, fyti, trakea), disfoni (ndryshim i zërit), ose afonia (humbja e zërit)
• Disfagia (vështirësi në gëlltitje)
• Monitorimi i efikasitetit të trajtimit të sëmundjeve të tiroides
• Ndjekja pas operacionit
Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog