Ti po rritesh, bija ime…


E zemra ime po rritet bashkë me ty sepse mbushet çdo ditë më shumë me dashuri.
Aty afer do të jem, në çdo rrethanë… edhe kur nuk më sheh.

Në fund të ditëve plot mundime me të thanë “po dukesh e lodhur, pusho pak”. Me e lexu deshirën tënde për heshtje. Me të mbulu me kujdes, me të perqafu bashkë me mbulesën e pastaj me e ruajtë shtepinë prej zhurmave ashtu që ti me fjetë e qetë.

Në fund të deshprimeve, me të degju duke qajtë e me t’i ledhatu flokët. Me t’i rikujtu pjesët e bukura të këtij rrugëtimi që din me na perplasë shpesh. Me t’i fshi lotët, me e pi me ty një çaj e pastaj me u mundu me e gjetë të mirën e historisë. Me të rrefy pak nga deshprimet e mia, ashtu që me ta rikujtu se keto gjana i ndodhin secilit…

Në fund të rrugëve pa rezultate, me të folë për urtësitë që fshihen pas perpjekjeve. Me të tregu se ske pse ndien turp dhe se në rregull është të ndiesh mllef… por se gjithçka ndodhë për një arsye dhe se ti ke pasur nevojë për mesimin që ke marrë. Me të thanē sa krenare jam me ty, me të falë aq shumë dashuri sa me e mbulu gjykimin me të cilin e ke renduar vetën dhe pastaj me t’i degju plot zemer planet e reja.

Në fund të historive triumfuese, me qeshë me sa kam za dhe me të perqafe sa kam forcë. Pastaj me ta rikujtu se ky është veç një kapitull i jetës tënde – as nuk të definon dhe as nuk ta rrit vlerën. Me ta rikujtu se fitorja është e plotë kur ndahet me të tjerët. Me të mesu me ecē me këmbë në tokë edhe kur ndien se je duke e prekë qiellin, ashtu që me e pa edhe atë që është i rrezuar. E jo veç me e pa… por me u ulë në gjunjë, me ja degju rrefimin, me ja ndie dhimbjen dhe sa herë që ke mundësi me ja zgjatë dorën…

Nga: Rina Vuçetaj