Si të mirren barnat që përmbajnë hekur për trajtimin e anemisë?

Nga: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi Farmaciste

Për të trajtuar një sëmundje të caktuar, marrja e terapisë në mënyrë të duhur është ndër bazat kryesore të mjekimit të mirëfilltë.

Marrja e preparateve të hekurit patjetër duhet të shoqërohet me marrjen e vitaminës C. Vitamina C duhet të mirret 15 min para marrjes së hekurit, pasiqë mundëson përthithjen e hekurit në organizëm, ndërsa të dyja duhet të mirren 30 min deri në 1 orë para ushqimit!

Shmangni marrjen e produkteve të hekurit me qumësht ose produkte të qumështit si dhe me mineralet kalcium dhe magnez, të pakten dy orë para dhe dy orë pas marrjes së hekurit, ngaqë marrja e përbashkët e tyren, qon në formimin e komplekseve të patretshme, duke pamumdësuar lidhjen e hekurit në organizëm!

Ushqimet e pasura me hekur :
Panxhari, bizelet, patatja, majdanozi, asparagusi, lakra, shalqini, misri, fara luledielli, fara kia, fara kungulli, mishi i pules, mish viqi, mëlçi pule, kosi natyral, turmeriku, bajamet, kumbullat dhe kajsitë e thata etj.

Hekuri shkakton ngjyrosje të zezë të jashtëqitjes, andaj mos u shqetësoni! /Familjadheshendeti.com