SI T`A INKURAJONI FËMIJËN TUAJ QË TË FLAS

Rudina Hysiqi- LOGOPEDE

Si një vogëlush, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën me hapa të vegjël dhe të sigurt. Por, ju mund ta inkurajoni edhe më shumë të folurin e tyre me ide të përditshme të lojës. E folura e vogëlushit tuaj do të fillojë të shpërthej dita ditës. Megjithëse fëmija juaj ka mësuar rreth fjalëve, tingujve dhe bisedave qysh nga lindja. Ju mund të vazhdoni ta inkurajoni vogëlushin duke folur, duke kënduar, duke thënë rima në çerdhe, duke lexuar dhe duke treguar histori.
ÇFARË TË PRESIM NGA E FOLURA E VOGËLUSHIT TUAJ?
I vogli juaj me siguri do të fillojë:
• Nga 24-30 muaj të flas me fjali të sakta.
• Nga 26-36 muaj të kuptohet më shumë nga të huajt.
• Nga 26-36 muaj të përdor përemra (unë, ti, ne, ata) dhe shumësin gjatë të folurit.
• Të kuptoj shumicen e gjuhës e të rriturve aty nga mosha 3 vjecare.
Deri në ditëlindjen e dytë, vogëlushi juaj ndoshta do të kënaqet duke emëruar gjëra të përditshme, si ‘topi’ dhe ‘buka’. Ai/ ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të kuptojë dhe të ndjekë një kërkesë të thjeshtë, si ‘më sill librin tënd’ ose ‘hape deren’.
Deri në moshën tre vjeç, fëmija juaj ndoshta do të kalojë në fjali të thjeshta, të tilla si “Ku shkoi qeni?” Tani të huajt ndoshta do të jenë në gjendje të kuptojnë shumicën e asaj që thotë fëmija juaj, edhe pse ai ende do të vazhdojë ti thotë disa fjalë me vështirësi. Nganjëherë të folurit mund të jetë shumë fruestrues për fëmijët e vegjël sepse ata mund të kenë aq shumë për të thënë, por nuk mund t’i nxjerrin dot fjalët e duhura. Por, nëse i jepni kohë, ata do të përfundojnë fjalinë vet. Kjo, sepse të provosh dhe të bësh gabime janë pjesë e rëndësishme e të mësuarit. Fëmijët e vegjël i përgjigjen më mirë inkurajimit dhe interesit, sesa korrigjimit ose talljes, prandaj përpiquni të shmangni korrigjimet e shpeshta të gabimeve të vogëlushit tuaj. INKURAJONI TË FOLURIN PËRMES LOJËS Sa më shumë fjalë t’i ekspozoni fëmijës tuaj, aq më shumë fjalë do të mësojë. Këtu janë disa ide për të luajtur dhe inkurajuar fëmijën që të flasë: • Lexoni me fëmijën tuaj. • Flisni për gjërat e zakonshme që bëni çdo ditë – për shembull, ‘Unë jam duke i varur këto rroba për t’u tharë jashtë sepse është një ditë e bukur’. • Përgjigjuni dhe flisni për interesat e fëmijës tuaj. Për shembull, nëse fëmija juaj pretendon të drejtojë një makinë, pyeteni se ku po shkon. • Recitoni rima në çerdhe dhe këndoni këngë. • Kopjoni përpjekjet e fëmijës suaj me fjalë për të inkurajuar bisedë të dyanshme. – Për shembull, kur vogëlushi juaj thotë ‘tren’, ju mund të thoni, ‘Po, është një tren i madh i kuq’. • Përderisa fëmija juaj po ‘flet’, tregoni se jeni duke e dëgjuar përmes buzëqeshjes dhe duke e parë në sy. Gjithashtu lavdëroni përpjekjet e fëmijës tuaj për të folur. • Lërini kohë të përgjigjet pasi ti flisni. Mund të mos gjejë gjithmonë fjalët e duhura, por përsëri do të përpiqet të përgjigjet. Kjo i ndihmon fëmijët të mësojnë rreth bisedës.
• Tregoni me gisht dhe emëroni pjesët e trupit, ose bëjeni atë në formë loje – për shembull, ‘Ku është goja juaj?’
KOHA E EKRANIT DHE E FOLURA E VOGËLUSHËVE
Koha e ekranit nuk rekomandohet për fëmijët nën 18 muaj, përveç bisedës me video. Pas 18 muajve, fëmija juaj mund të ketë pak kohë në ekran, por është më mirë të merren me aktivitete të shëndetshme, argëtuese, përfshirë aktivitetin fizik, lojën krijuese dhe kohën me familjen dhe miqtë.
Periudhat e gjata të kohës në ekran janë të shoqëruara me një sërë çështjesh shëndetësore tek fëmijët e vegjël dhe parashkollorë, si dhe zhvillimin më të ngadaltë të aftësive gjuhësore, kujtesës afatshkurtër dhe aftësive më të dobëta sociale.

Shpërndaje