Si prindi i një fëmije me Diabet

Nga Granita Saliuka Osmani

Ju mund t’u thoni fëmijëve se do të jenë në rregull, se nesër do të jetë më mirë, por e vërteta është se jeta është plotësisht e ndryshuar dhe nuk ka ditë pushimi nga kjo betejë .

“Unë do të bëj gjithçka për fëmijën tim dhe kam bërë gjithçka që mundem për ta lehtësuar këtë barrë që nga diagnoza e tije deri sot” . Një prind e ndihmon fëmijën e tij duke i numëruar karbohidratet,I peshon ushqimet ,sigurohet që fëmija të ketë gjithmonë me vete aparatin ,snacks dhe lëngje. Ditët ikin pa menduar shumë për rutinën e gjithçkaje.

Fëmija juaj duket normale për botën e jashtme, edhe pse çdo sekondë është konsumuar nga kjo barrë e përgjumur.

Netët janë të errëta dhe gjithmonë kanë vështirësi. ”Unë ende e kontrolloj sheqerin e gjakut ndërsa fëmija është në gjumë.”
“Dhe në një moment të qetë ,vjen përsëri një goditje.” Kur fëmijën e ke afër ndihesh më e sigurt , mendon se e ke nën kontroll.

Por çfarë ndodh kur fëmija është rritur dhe organizon aktivitete vetë?

Nëna mendon :
A i kam mësuar mjaft rreth menaxhimit?
A do të kujtohet për të kontrolluar sheqerin e tij të gjakut?
A e di fëmija se edhe pse kjo është e vështirë dhe konstante që kurrë nuk duhet ta ndalojë atë nga ndonjë gjë?

Kjo është ndoshta pjesa më e frikshme e të gjitha. Mësimi i fëmijës me diabetin e tipit 1 për të jetuar me të dhe të jesh i shëndetshëm dhe i sigurt do të jetë arritja ime më e madhe dhe të jep paqe.

Megjithatë, shqetësimi i nënës nuk do të zbehet kurrë. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •