RENDESIA E VITAMINËS D TEK NËNAT GJIDHËNËSE DHE TEK FOSHNJET !

Ekzistojnë 5 lloje të vitaminës D ( D1,D2,D3,D4 dhe D5 ), por D2 dhe D3 janë të vetmet lloje që mund ti përdorë trupi ynë.
Vitamina D është njëra ndër vitaminat e vetme që trupi ynë mund ta prodhojë vetvetiu. Si nxitës kryesorë në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit.

DOBITË E VITAMINËS D:
Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave duke mundësuar absorbimin kalciumit nga trupi ynë.
Është poashtu shumë e rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të sistemit imunitar duke mundësuar në zvogëlimin e rrezikut ndaj ftohjes dhe gripit.
Fëmijët me nivele më të larta të vitaminës D kanë më pak gjasa të vuajnë nga astma dhe alergjitë sesa ata të cilët kanë mungesë të vitaminës D.

NË RREZIK TË MUNGESËS SË VITAMINËS D JANË:
1. Të gjitha nënat gjidhënëse
2. Foshnjet dhe fëmijët nga 5 muaj deri 5vjeq.
3. Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri.

PSE VITAMINA D ËSHTË KAQ E RËNDËSISHME PËR FOSHNJET?

Roli i vitaminës D është jashtëzakonisht i rëndësishëm tek foshnjet ku me anë të saj ruhet integriteti skeletor i tyre, poashtu është çelësi i ruajtjes së sistemit imunitar.

ÇFARË SASIE TË VITAMINËS D PËRMBAN QUMESHTI I GJIRIT?
Qumështi i gjirit është një burim i varfër i vitaminës D, zakonisht përmban deri në 50 IU vitaminë D.
Prandaj të gjitha foshnjet duhet të marrin 400 IU vitaminë D në formë të pikave plotësuese. Sasia e vogël e vitaminës D nuk është një defekt në qumështin e gjirit, por në sasinë e duhur që duhet të marrë nëna gjidhënëse. Nëse një nënë gjidhënëse merr 6400 IU vitaminë D në ditë, në këtë mënyrë ajo do ta furnizojë mjaftueshëm foshnjën e saj me vitaminë D dhe nuk duhet ti japë pika plotësuese !

USHQIMET QË PËRMBAJNË VITAMINË D JANË:
1. Peshku salmon
2. Qumështi dhe produktet e tij
3. Vezët
4. Peshku ton
5. Kërpudhat
6. Lëngu i portokallit
7. Gjiza pa kripë

Këto ushqime përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës D përndryshe gjindet edhe në shumë ushqime të tjera ! Vitamina D ndodhet në dy format e saj : D2 ( ergokalciferol ) qe gjendet në ushqim. D3 ( kolekalciferol ) që sintetizohet nga organizmi nën veprimin e rrezeve të diellit. Në pjesën më të madhe të suplementeve vitamina D gjendet si 400 IU.

BARNAT QË MUND TË NDËRVEPROJNË ME VITAMINËN D:

Barnat që mund të shkaktojnë uljen e vitaminës D janë : laksativët, anti- kolesterolët, steroidet etj.

EFEKTET ANËSORE TË VITAMINËS D:

Edhe pse esenciale për eshtrat, sistemin imunitar dhe shëndetin në përgjithësi, nuk rekomandohet tejkalimi i dozës së paraparë.
Marrja e vitaminës D në sasi më të madhe se 5000 IU në ditë për një kohë më të gjatë, mund të shkaktojë tepricë të nivelit të kalciumit në gjak, e kjo mund të keqësojë gjendjen si tek arterioskleroza, gurët në veshkë, histoplasmosën ( kërpudhë që futet në organizëm me anë të frymëmarrjes dhe zhvillohet në mushkëri dhe me mundësi të shpërndarjes në organe tjera ), hiperparatiroidizmin dhe limfomë.

Prandaj, marrja e sasisë së duhur e vitaminës D na mundëson mbrojtjen e organizmit tonë nga shumë sëmundje deri edhe te kanceri i eshtrave. Një nënë e shëndoshë rezulton me foshnje të shëndoshë !!!

Mr.ph Laureta Z. Berisha