Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist

Konstipacioni (kapsllëku) tek të vegjëlit ngelet një problem tejet shqetësues. Shpeshherë prindërit kalojnë ditë, madje edhe netë të tëra zgjuar me foshnjat e tyre, të cilët qajnë si pasojë e problemeve me kapsllëk.

Po sjellim para jush një recetë e cila do të ndihmojë foshnjën tuaj dhe do të lehtësojë procesin e jashtëqitjes. Ndiqni recetën e thjeshtë dhe praktike dhe rikthehuni natës me gjumë të qetë e pa dëgjuar të qarat e foshnjës tuaj.

Përbërësit:

1 dardhë

1 mollë

6 kumbulla të thata

½ gotë me ujë të kumbullave

Përgatitja:

1. i qëroni mollën dhe dardhën dhe i prisni në copa të vogla.

2. Vazhdoni përgaditjen duke i zier për 15 minuta derisa të zbutet përmbajtja.

3. I hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen për disa minuta.

4. Ndërkohë në një enë tjetër me ujë të ngrohtë fusni kumbullat e thata dhe i lini të hidratohen për 15 minuta. Më pas e largoni ujin e tyre dhe e ruani për përdorim të mëvonshëm.

5. Më pas i kaloni të gjitha (dardhat, kumbullat dhe mollën) në një blender duke shtuar ½ gote me ujë nga kumbullat. Vazhdoni bluarjen per 1-2 min derisa të merr formën e puresë.

Koha e përgatitjes është 30 minuta.

E përshtatshme për fëmijën + 7 muajsh (mund të përdoret edhe nga fundi i muajit të 6- të). Mund të ruhet ne frigorifer në një mbajtëse hermetike për 2 -3 ditë.

Përdorimi: Dy herë në ditë nga disa lugë, nëse kemi të bëjmë me problem të theksuar të kapsllëkut. Nëse problemi është më i vogël, atëherë është e mjaftueshme një racion në ditë.

Dobitë shëndetësore:

Kumbullat janë një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh. Ato përmbajnë vitamina të rëndësishme si A, C, K, B1, B-6 , B3 dhe vitaminë E. Kumbullat gjithashtu përmbajnë minerale të çmuara si: kaliumi, magnezi, fosfori, hekuri, kalciumi dhe zinku. Te kumbullat gjejmë mjaft fibra dhe pak kalori. Prezenca e fibrave ka rëndësi në rregullimin e sistemin tretës, në veçanti kapsllëkut.

Dardha është një frut me vlera të larta ushqyese. Mjaft e pasur me fibra, vitamina A, B1, B2, C, E, acidit folik, gjithashtu në përmbajtjen e tyre ato kanë dhe bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez. Dardha përmban substancën e quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diareje apo kapsllëku.

Molla njihet kohë të gjatë si një ushqim që ndikon në ekuilibrimin e sistemit tretës. Përmban natrium, hekur, fosfor, mangan, bakër, zink, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, pektin, sheqer, thartirë të mollës. Ka prezencë edhe të vitaminave sidomos vitamina A, B dhe C. Molla jep efekte mjaft pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Prezenca e fibrave dietale e bën edhe më kuptimplotë e të dobishme përdorimin e mollëve në rastin e obstipacionit tek fëmijët. /www.familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 2.2K
  •  
  •  
    2.2K
    Shares