Pse nuk linde normal po me prerje cezariane


“Pse nuk linde normal po me prerje cezariane, se nuk eshte ndjenje e njejte…” – keto fjale besoj shume prej neve qe jemi bo Nana per here te pare, i kemi degju…
Une linda 8 muaj me pare me prerje cezariane, me urdher te mjekeve te mi, duke qene me ankth, panik, frike por ne te njejten kohe me emocione te forta qe kapluan trupin tim.
Lindja e natyrshme dhe ajo cezariane kane te njejten dhimbje, vecse njera gjate lindjes e tjetra pas, madje duhen shume jave per te marre veten, mes loteve nese do kesh mundesi te perkujdesesh per femijen, nese do behesh sic ke qene, sepse thjeshte s’ke force per shkak te asaj plage te madhe qe ke ne trup, per te cilen une jam shume por shume lumtur dhe ne te njejten kohe e bekuar (sepe ajo plage qe nuk do te hiqet kurre, me kujton cdo here dhimbjet dhe lumturine, bekimin tim me te madh, djalin tim Roin).
Prandaj, ti Nane e re, ndjehu e lumtur per cdo forme te lindjes sepse secila e ka dhimbjen dhe gezimin e vet.
Shenja e madhe ne trupin tim, do te mbetet perhere tatuazhi me i vecante qe ma dha Zoti.
Nanat jane mbreteresha, jane perle dhe asnje sakrifice e tyre per femijen, nuk pershkruhet.

P.S
Ky eshte djali im Roi, nje dite pasi erdhi ne jete, nje dite pasi jeta ime ndryshoi dhe mora emrin me te bukur ne Univers.

Kush ka femije, ua ruajt Allahu, kush nuk ka i falte sa me shpejte. ❤️🙏🏻
Azize Rama