PATËLLXHANI I ZI

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Patëllxhani i zi i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet.

Edhe në vendin tonë rritet patellxhani i zi, i cili ka ngjyrë vjollce të mbyllët por në varësi nga lloji mund të ketë edhe ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër, dhe të ketë formë të rrumbullakët ose të zgjatur.

Patëllxhani mund të mos ketë aq vlera ushqyese sa brokoli por përsëri është shumë i pasur me fibra dhe është një burim i mirë i vitaminës A dhe acidit folik.

Cila është mosha e përshtatshme për testim tek fëmijët?

Pas moshës 8 mujore pasi bebi të jetë mësuar mirë me ushqimet solide, mund të ja testoni pstëllxhanin e zi.
Ne e kemi testuar në muajin e 9’të.

Patëllxhani ka përbajtje të ulët elementesh alergike, por thjesht për tu siguruar mbajeni nën vëzhgim bebin pasi t’i jepni të provojë patëllxhanin. Për ta bërë këtë sigurohuni që patëllxhani të jetë e vetmja gjë e re që bebi provon atë ditë. Si dhe jepjani bebit në kohë dreke në mënyrë që të shikoni reagimin e tij përpara se të flejë gjumë.

Si mund ta kuptojmë se bebit një produkt i ri po i shkaktonë alegji?

Ju duhet të keni kujdes nga irritime të lëkurës, problemet në frymëmarrje, tështimat, irritime të stomakut, apo të qara të vazhdueshme. Nëse bebi juaj nuk i ka këto simptoma atëherë mund ta shtoni patëllxhanin në listën e ushqimeve të sigurta.

Cilat elemente kimike i përmbanë patëllxhani i zi?

Përbërja kimike e frytit varet nga lloji dhe mënyra e kultivimit. Kështu sheqeri përbën 30 – 35 % substanca të thata, që është dukshëm më ulët se tek llojet tjera të perimeve, por ka përbërje të lartë të glukozës.
Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B1, B6, magnez, fosfor, kalcium, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. Ka edhe sasi të vogë të karotinoidës.
Ajo është e pasur me vitaminën C dhe kompleksin e vitaminave B, kalcium, kalium, hekur, fosfor, bakër, mangan.

Studimet tregojnë se domatja e zezë përmban bioflavonoid, të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi dhe sëmundjet kancerogjene.

Vlerat shëndetësore të patëllxhanit

Tretja – Patëllxhani si çdo perim tjetër (apo më mirë të themi frut është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës, një element i nevojshëm për organizmin. Fibra është thelbësore për shëndetin gastrointestinal, për lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe të muskujve përgjegjës për përcjelljen e ushqimit në trup.

Rrit imunitetin

Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh. Patëllxhani ka vitaminë C, një element thelbësor në sistemin imunitar sepse stimulon prodhimin dhe aktivitein e qelizave të bardha. Patëllxhani përmban edhe mangan, një antioksidant natyral dhe mineral i rëndësishëm që parandalon çlirimin e radikaleve të lira por ka edhe vlera antibakteriale.

Përmirëson shëndetin e kockave

Patëllxhani është shumë i mirë për xhvillimin e kockave tek fëmijët. Përbërësit e patëllxhanit, që i japin atij ngjyrën unike, ofrojnë mbështetje dhe forcojnë kockat dhe elasticitetin e tyre. Patëllxhani ka hekur dhe kalcium që janë të rëndësishme për kockat.

Ndihmon kundër Anemisë

Mungesa e hekurit mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe mund të shkaktojë anemi. Ndaj konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri është fantastik në luftën kundër anemisë. Patëllxhanët janë të pasur me hekur, por edhe me bakër, që si hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe. Pa këto dy minerale të rëndësishme qelizat e kuqe do të zvogëlohen në numër.

Rregullon funksionet e trurit.

Patëllxhani është i pasur me element që përmirësojnë shëndetin. Ato mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe mbrojnë organizmin nga toksinat dhe sëmundjet duke rritur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru. Jo më kot, patëllxhani quhet “ushqimi i trurit”.

Parandalon defektet në lindje

Të gjithë e dimë rëndësinë e acidit folik tek gratë shtatzëna. Acidi folik mbron foshnjet nga defektet që mund të manifestohen në mënyra të ndryshme. Ndaj rekomandohet që gratë shtatzëna të shtojnë dozat e acidit folik që të mbrojnë fetusin. Ku ka më mirë se patëllxhani që është një burim i pasur acidit folik.

Si duhet ta zgjedhim?

Më e rënsishmjashtë që patëllxhani të jetë i freskët. Zgjidhni ata me madhësi mesatare sepse përmbajnë më pak fara që shkaktojnë shije të ithet. Sipërfaqja duhet të jetë e shkëlqyeshme, e lëmuar dhe e fortë, pa demtime dhe njolla, ndërsa kërcelli të ketë ngjyrë të theksuar të gjelbër. Brendësia është e bardhë, dhe nëse ka nuancë të gjelbër do të thotë që patëllxhani ende nuk është pjekur.
Të plo i ruani frigorifer deri në pesë ditë, në pjesën për perime dhe në qese plastike. Bëni kujdes të mos jenë afër mollëve, të cilat prodhojnë etilen dhe përshpejtojnë vjetrimin.

Si ta gatuani atë?

Pjekja në furrë është një nga mënyrat më të mira për të gatuar patëllxhanin por ju harxhon shumë kohë. Një mënyrë tjetër është skuqja, por dhe kjo ka anët e saj negative pasi me siguri do t’ju duhet të përdorni vaj.
Për shkak të strukturës sfungjerore thith shumë vaj. Këtë do ta lehtësoni nëse para fërgimit e preni në kube apo feta, ku i leni të qëndrojnë rreth 30 minuta. Në atë mënyrë do të ketë shije më të mirë sepse avullohet lagështia, dhe me të edhe shija e ithët.

Ndaj mënyra më e shpejtë dhe e shëndetshme është pjekja në avull. Në këtë mënyrë patëllxhani i mban të gjitha vlerat e tij ushqyese si dhe nuk përdoret yndyrnë e shtuar.
Në avull zihet për rreth 10-12 min ndërsa në furrë për rreth 30 min në temp 180°C. /Familjadheshendeti.com