Paragjykimet negative

Paragjykimi mendohet se ka edhe baza psikologjike, mbi të cilat individët paragjykues mbështeten dhe paragjykojnë individin tjetër. Një paragjykim mund të lind për shkak të informacionit të gjymtuar, të paktë, rreth asaj që paragjykohet tek personi tjetër. Por mund të shkaktohet edhe prej frikës prej së panjohurës. Pra, paragjykimi mund të shkaktohet nga injoranca, fobia ndaj asaj cka s’dimë e s’njohim, apo nga simpatia ndaj një ideologjie apo mendimi të përforcuar në nënvetëdijen tonë (pavarësisht se mund të jetë i gabuar).

Paragjykimi është një formë shumë e përhapur mendimi, e cila lidhet më tepër me fenë, racën apo krahinën e individit.
Ne identifikohemi përmes grupeve, varësisht nga kulturat që kemi, përmes besimeve fetare, origjinës dhe karakteristikave të jashtme, ngjyra e lëkurës, lartësia, dukja apo stili i veshjes.

Përmes këtij identifikimi caktojmë disa cilësi të njerëzve, këto imazhe lidhen me grupe të veqanta dhe individuale.

Paragjykimet mund të jenë:

  • fyese,
  • të padrejta,
  • nga inatet,
  • nga mos dija ,
  • nga frika,
  • nga diskriminimi,
  • humbja e shpreses,
  • mos suksesi,
  • rivaliteti etj.

Paragjykuesit furnizohen përmes masave te drejtpërdrejta, kjo bëhet me vetëdije të plotë, sepse ne ndihemi të lumtur kur paragjykojmë dikë, nëse për asgjë jo, së paku të mbizotëroj gjatë bisedes fjala e paragjykuesit.
Njerëzit kanë fituar bindjen se janë të lirë të shëtisin akuzat ndaj tjetrit ose tjerve dhe kjo e bënë komunitetin të degjoj me vëmendje cfarë po thuhet e cfarë po ndodhë, pa menduar për pasojat.

Paragjykuesit mendojnë se zgjidhja e problemeve bëhet përmes thënjeve të sajuara nga paragjykuesi, pa e menduar të kundërtën, paragjykesi me vetëdije sajon informatat në dimensione të ndryshme, nga këndëvështrimi I tij/saj, duke tërhequr vëmendjen e masës ndaj vetes, duke pretenduar se idividi ose grupi për të cilin flitet janë vetëm ashtu si i përcepton paragjykuesi/ja aktiv ose pasiv.

Njerëzit mbështeten në të mëparshëm me vetëdije ose pavetëdije, pa menduar të sotmen. Këta njerëz (paragjykuesit) investojnë shumë në mendjen e tyre për të rrëfyer historitë e tjerëve, për të larguar historitë e veta. Cdo informatë e sajuar nga paragjykuesi ka një arsye e cila mund të kontrollohet në krahasim me atë që mund të përcaktohet.

Mr.Sc. Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/psikoterapiste