Një fëmijë i mbarë është pasuria më e madhe


“Shpenzoni më tepër kohë me fëmijët tuaj, përkushtojuni më shumë duke qëndruar me ta. Më pak lojra elektronike dhe televizor, më tepër libra, natyrë, art.
Ndoshta një ditë do të keni mall për fëmijërinë e tyre.
Koha ikën shpejt, shumë shpejt.
Është vonë për të menduar çfarë bëre dhe çfarë mund të bësh, pas vitesh.
Ajo që është ndërtuar në karakter dhe në formim është e parikthyeshme.
Fëmijët nuk duan vetëm të ardhurat tuaja, por dashurinë dhe kujdesin tuaj, kohën që do të vini në dispozicion për ta.
Nesër gjen një punë më të mirë, gjen një shtëpi të re më funksionale, blen një makinë të re të kohës, ndërron shumë gjëra në jetën tënde, ndërsa atë çfarë është formuar te fëmija yt, nuk e rikthen më.
Asgjë nuk vjen nga asgjë dhe vetë nuk ndërtohet asgjë.
Fëmijët e drejtuar janë si puna e fidaneve të rinj, të cilëve u lidhin një shkop për tu qëndruar trungu drejtë dhe ajo pemë rritet një ditë e drejtë.
Një fëmijë i mbarë është pasuria më e madhe.
Shkolla, shoqëria ku rriten, japin kontributet e tyre, por rolin vendimtar e ka prindi.
Edukimi është një proces i gjatë por në fund, jep fryte të ëmbël”.😊

Dona Qazimi