NDARJA E PUNËVE SHTËPIAKE SIPAS MOSHËS: SI TË KRIJONI SHPREHI TË PUNËS TEK FËMIJËT TUAJ

Punët e shtëpisë janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijëve, sepse përmes tyre ata mësojnë të kujdesen për veten e tyre. Më poshtë mund të lexoni këshillat e psikoterapistit lidhur me atë se cilat punë mund t’i kryejnë fëmijët nga mosha tre vjeçare.

Sa herë ju ka ndodhur që, në mungesë të durimit, ju vetë t’i ktheni lodrat e fëmijës në vendin e vet, ju vetë ta rregulloni garderobën, shtratin, t’ia shtroni mëngjesin e përgatitur, në vend se të gjitha këto t’i bëjë vetë fëmija… Nëse mendoni se e keni ndihmuar atë, atëherë vetëm sa e keni mashtruar vetën tuaj.

Sipas psikoterapistëve, punët shtëpiake janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijës, sepse përmes tyre fëmija mëson të kujdeset për veten, merr një ndjenjë përgjegjësie dhe më shpejt e kupton domethënien e fjalës obligim apo detyrë.

Sapo një fëmijë fillon të ecë, ai duhet të mësojë t’i kthejë në vend rrobat dhe këpucët, t’i pastrojë dhëmbët dhe t’i mbledh lodrat pas lojës. Duke u rritur, sa vijnë e shtohen detyrat dhe obligimet e tij, derisa të gjitha këto veprime të bëhen automatike, dhe tek pastaj kalohet në detyrat e radhës.

Psikoterapistët sugjerojnë që gjithmonë duhet që së pari t’i tregoni fëmijës se si duhet kryer kjo punë dhe duhet ndarë pak kohë për të praktikuar atë me të.

“Për ta bërë më të lehtë, mund ta ngjitni një përkujtues me shpjegime të detyrave në mur. Puna nuk duhet të paraqitet si një mundim dhe një detyrim, por si një pjesë rutine e ditës”, theksojnë psikoterapistët.

Në qoftë se fëmija juaj merr pjesë në punët shtëpiake, më vonë do të jetë më e lehtë për të që t’i tejkalojë edhe detyrat e tij shkollore dhe gjithashtu do të ndjehet si një anëtar i dobishëm i familjes. Prandaj, duhet të krijohen shprehi të punës që nga fëmijëria e hershme, dhe me punët shtëpiake fëmijët duhet të vazhdojnë edhe kur të fillojnë të shkojnë në shkollë.

Është veçanërisht e rëndësishme të nënvizohet se fëmijët duhet të mësohen t’i kryejnë vetë detyrat e shtëpisë. Shumë prindër bëjnë të njejtin gabim duke i dhënë shumë rëndësi detyrave shkollore të fëmijës dhe duke i ndihmuar më shumë sesa ata kanë nevojë. Në këtë mënyrë, ata e pengojnë fëmijën të krijojë shprehi të punës, dhe që nga ai fëmijë të nesërmën të dalë një person i pavarur.

FËMIJA 3 VJEÇAR

Një trevjeçar duhet të jetë i aftë që vetë të vishet dhe zhvishet, por edhe të ndihmojë në ca punë të lehta shtëpiake, si psh mbledhja e lodrave pas lojës.

FËMIJA 4 VJEÇAR

Fëmija përgatitet për gjumë në mënyrë të pavarur, pastron dhëmbët nën mbikëqyrjen e prindit, dhe fillon të pastrohet, sigurisht vetëm me ndihmën e domosdoshme të njërit prind.

FËMIJA 5 VJEÇAR

Fëmija është i aftë që vetë ta shtrojë tryezën, dhe ta largojë atë më pas.

FËMIJA 6 VJEÇAR

Ai përdor vetë kompletin për ushqim, dhe madje mund të përgatisë vetë një sanduiç. Ai është në gjendje të pastrojë këpucët dhe të shetisë vetëm nëpër lagje.

FËMIJA 7 VJEÇAR

Ai rregullon dhomën e tij, fshin pluhurin nga tavolina, vesh rrobat, shtron shtratin. Ai mund të hedhë mbeturinat dhe të shkojë deri në dyqan.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, people eating, food and indoor