Ndaj prindërve sillu në këtë mënyrë

  1. Largoje telefonin gjatë kohës sa je me ta.
  2. Hesht gjatë kohës sa ata flasin.
  3. Gjithmonë dëgjoji ata me vëmendjen më të madhe, qoftë edhe atëherë kur ata përsërisin të njëjtat fjalë.
  4. Ndërsa ata flasin, shikoji me respekt dhe përulësi.
  5. Gjithmonë lavdëroji ata.
  6. Përkujdesu që gjithmonë t’u sjellësh lajme të mira.
  7. Mos ju sjell lajme që do t’i mërzisin dhe pikëllojnë ata.
  8. Lavdëroji dhe respektoji miqtë dhe personat e dashur për ta.
  9. Gjithmonë përmendi të arriturat dhe sukseset e tyre.
  10. Mos përmend ndonjë të kaluar të tyre të dhembshme.
  11. Mos i ndërprit ndërsa ata flasin.
  12. Merri parasysh moshën e tyre dhe mos lejo që fëmijët tuaj t’i shqetësojnë ata.
  13. Mos u bërtit fëmijëve tuaj, respektivisht nipave dhe mbesave të tyre para tyre.
  14. Pranoni këshillat dhe sugjerimet e tyre.
  15. Jepuani fjalën kryesore në çdo ndejë.
  16. Mos ecni para tyre.
  17. Mos filloni të hani para tyre.
  18. Mos i shikoni ata me sy të vrazhdë.
  19. Mos tregoni para tyre shenja të lodhjes as zemërimit.
  20. Mos qeshni me ta nëse gabojnë diç.
  21. Shërbeni ata para se të kërkojnë ndonjë shërbim prej jush.
  22. Nëse nuk jeton me ta, vizitoji ata sa më shpesh që është e mundur.
  23. Zgjidh fjalët më të bukura gjatë kohës sa flet me ta.
  24. Thirri me emrat më përkëdhelës dhe më të dashur.
  25. Jepu përparësi para çdo gjëje dhe para çdokujt tjetër.
  26. Mos harro t’ua puthësh dorën dhe ballin ose kokën sa herë t’i takosh.
  27. Sa herë të ndahesh prej tyre, thuaju se i do shumë dhe kërko falje nëse ke gabuar diç ndaj tyre.

Përgatiti: Jeton Zenuni dhe Ismail Lutolli /Familjadheshendeti