Mund të jesh një prind i mirë dhe të kesh një shtëpi të çrregullt

Mund të jesh një prind i mirë dhe të kesh një shtëpi të çrregullt.

Ju mund të keni një tryeze të rrëmujshme me art nga shkolla të bërë nga fëmijët e tu dhe prap mund të jeni një prind i mirë.

Ju mund të keni grumbuj rrobash në qoshe dhe shtretër të pa rregulluar dhe të jeni një prind i mirë.

Ju mund të keni lodra të shpërndara në dysheme dhe të jeni një prind i mirë.

Ju mund të keni pjata të pista në lavaman dhe ti keni mbetjet e ushqimeve në tavolinën e kuzhinës dhe të jeni një prind i mirë.

Ju mund të keni rroba të palosura në kolltukun e dhomës së ndenjes për javë të tëra dhe të jeni një prind i mirë.

Sepse nëse i hiqni shtresat e rrëmujës, ju prap mund ta keni një shtëpi të pastruar të mirë venduar.
Në çdo shtëpi janë fëmijët ata që mund të flasin me prindërit e tyre për çdo gjë: nga miqësitë deri te mundimet,
të cilët janë të përfshirë në gjëra për të cilat janë të pasionuar,
të cilët janë mbuluar me përqafime dhe puthje e fjalë “Të dua,”
që kalojnë shumë kohë duke qeshur,
dhe që dinë të jenë të sjellshëm.

Sepse në atë shtëpi të rrëmujshme “të jetuar tani” janë prindër të mrekullueshëm që i duan fëmijët e tyre më shumë se çdo gjë në këtë botë.
Dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi, JANË FËMIJËT.♥️
Komunikimi me fëmijë